Rajoni

Arrestime të tjera në kuadër të çështjes së livrimit të armëve në Siri

Policia turke arrestoi tetë ushtarë të tjerë të akuzuar si pjesëmarrës në një grup terrorist, në kuadër të një çështjeje shumë të polemizuar të livrimit të armëve në Siri vitin e kaluar, njoftoi sot agjencia e lajmeve Anadolu Agency.

”Mandatarreste u lëshuan kundër dhjetë ushtarëve, tetë prej të cilëve u ndaluan dje në mbrëmje”, theksoi agjencia zyrtare e lajmeve.

”Ata akuzohen se i përkasin një grupi terrorist, janë bërë pengesë në veprimin e qeverisë dhe për spiunazh”, theksoi i njëjti burim.

Këto arrestime u bënë në kuadër të një sërë veprimesh të ndërmarra nga autoritetet turke pas zbulimit të armëve që ishin të destinuara për rebelët sirianë në kamionet pranë kufirin me Sirinë vitin e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button