☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.49 ▲0.96%
ARI 4,141 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,497 ▼ -1.57% ETH $2,386 ▼ -2.04% XRP $1.2962 ▼ -1.36% SOL $104.1800 ▼ -1.55%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani, ka reaguar sërish në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë atje të një dite më parë.

Ajo u organizua për Gjuhën Shqipe pasi studentët kërkojnë të mbajnë provimin e jurisprudencës në shqip.

Protestës iu bashkuan edhe studentë nga Tirana, të cilët udhëtuan drejt Shkupit për të mbështetur kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Mejdani thotë se të rinjtë nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore.

Në një reagim në Facebokk, ai thotë se kur studentët ndalohen kjo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën evropiane që synojmë të ndërtojmë si rajon.

“Studentët shqiptarë nga Tirana udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të mbështetur një kërkesë elementare: të drejtën për t’u testuar dhe për të ushtruar profesionin në gjuhën amtare”, shkruan ai.

“Këta të rinj nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore. Dhe një kërkesë për dinjitet nuk duhet të perceptohet kurrë si kërcënim, sidomos në vende që synojnë t’i bashkohen familjes evropiane dhe të ndërtojnë të ardhmen mbi vlerat e demokracisë, barazisë dhe të drejtave themelore”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.