☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.13 ▼4.03%
ARI 4,212 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,506 ▲ +3.01% ETH $2,749 ▲ +1.62% XRP $1.5339 ▲ +2.78% SOL $121.9900 ▲ +3.36%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.13 ▼4.03 % ARI 4,212 ▲0.22 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.13 ▼4.03 % ARI 4,212 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kronika

Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

Një dosje gjyqësore e siguruar nga media El Tiempo ka nxjerrë në dritë detaje të reja mbi fatin e Enid Kasmit, shtetasit shqiptaro-kolumbian të arrestuar në Venezuelë gjatë majit të vitit 2025.

Sipas dokumenteve të Dhomës Penale të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë në Venezuelë, Kasmi kërkohej nga Mbretëria e Belgjikës për të vuajtur një dënim prej 12 vitesh burgim dhe 560 mijë euro gjobë për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Hetimet evropiane, të bazuara në zbërthimin e rrjetit të koduar EncroChat, e lidhin atë me organizimin e dërgesave të kokainës nga Amerika Latine drejt laboratorëve të përpunimit në Belgjikë brenda një rrjeti me pasuri prej mbi 200 milionë eurosh. Përveç kërkesës belge për ekstradim, autoritetet venezueliane kishin hapur ndaj tij edhe një hetim penal për komplot, terrorizëm, financim terrorizmi dhe pjesëmarrje në strukturë kriminale.

Pavarësisht se arrestimi i tij nga shërbimi i inteligjencës DGCIM më 19 maj 2025 ishte i regjistruar zyrtarisht, Gjykata e Lartë e Venezuelës vendosi më 20 mars 2026 arkivimin e përkohshëm të dosjes së ekstradimit pasi nuk mundi të përcaktonte vendndodhjen e tij aktuale. Mungesa e përgjigjes nga gjykata e qarkut të Karakasit mbi statusin e të ndaluarit e pezulloi procedurën, duke detyruar Gjykatën e Lartë t’i kërkojë Prokurorisë Publike kërkimin dhe lokalizimin e Kasmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.