⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,922 ▲ +0.41% ETH $2,265 ▲ +0.48% XRP $1.2506 ▼ -0.2% SOL $94.4400 ▼ -1.5%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Arrestimi i Agasit i negociuar”/ Berisha akuza mazhorancës: Rama i pashpresë, PS de facto po shpërbëhet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, doli sot (29 gusht) në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku hodhi akuza ndaj mazhorancës.

Ai u shpreh se sot PS është një parti e pashpresë dhe se kryeministri Rama po i shmanget qytetarëve në panik, duke shtuar se ajo parti de facto po shpërbëhet.

“Java që lamë pas është javë që do shënohet PD mblodhi këshillin e saj Kombëtar, kushtuar rolit ripërtëritës dhe rolit të anëtarit të kësaj partie në procesin e ripërtëritjes, domosdoshmëri jetike e transformimit të saj si forcë që ecën e sigurt drejt fitore. Është arritur pas një punë intensive në krijimin e të gjitha instrumenteve, për transformimin e komunikimit, organizimit të kësaj partie ku në epiqendër duhet të qëndrojë anëtari. Në kahe të kundërt janë zhvillimet për partinë e krimit, e cila kalon nga një vile e kuqe në një vilë tjetër të kuqe për të faktuar se shteti e partia janë 1. I shmanget qytetarëve, protestuesve dhe anëtarëve të saj, në panik , de facto ajo po shpërbëhet”, tha Berisha.

Më tej kreu i selisë blu u ndal edhe te situata me zjarret duke e cilësuar si një neglizhencë totale të shtetit.

Ndërsa i pyetur për arrestimin e Agasit, Berisha u shpreh:

“Këtë javë u arrestua pas padrinos në Shqipëri e në rajon Ergys Agasi. Agasi kishte pozicionuar në duart e tij të gjithë fuqinë e autorizuar nga pushteti ekzekutiv i padrinos, të gjithë pushtetin e karteleve të drogës dhe gjithë fuqinë e kontrollit të internetit në territorin e Shqipërisë. Ai padyshim ishte, eksponenti më i rrezikshëm i mafies, pas Edi Ramës. Lëviz në Durrës, Xhafzotaj, vilën e tij në plazh, edhe në Surrel e hipodromi i tij, që në fillim lindën dyshime”.

Berisha ngriti pretendime se arrestimi i Agasit ishte një arrestim i negociuar. Gjithashtu ai theksoi se me urdhër të kryeministrit Edi Rama për Agasin është hequr termi pengmarrje.

“Arrestimi i tij i autorizuar. Ajo që fakton dorën e zezë të Ramës është çlirimi i tij nga akuza e pengmarrjes, është akt i rëndë. Agasi është personi i implikuar në direkt në organizimin e dy pengmarrjeve. Edi Rama ka urdhëruar të hiqet termi pengmarrje dhe të quhet heqje lirie, këto janë dy kategori që kanë vepra penale me dallim. E çoi në burgun që kontrollohet nga Balla dhe Sara Mila”, tha Berisha mes të tjerash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.