Kronika
Arrestohen dy shoferë të Ministrisë së Jashtme në Greqi
Dy shoferë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë janë prangosur nga policia greke me një akuzë të çuditshme.
Mësohet se dy shoferët e MPJ, Altin Tafa dhe Agim Asllani kishin në makina, abetare e libra shqip.
Ata po merren në pyetje në Policinë e Janinës.
Sipas mediave greke në librat që transportonin ishte edhe harta e Shqipërisë së Madhe.