☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.56 ▼1.19%
ARI 4,038 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,160 ▼ -1.61% ETH $2,320 ▼ -2.07% XRP $1.2905 ▼ -2.98% SOL $100.3300 ▼ -2.61%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.56 ▼1.19 % ARI 4,038 ▼0.33 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.56 ▼1.19 % ARI 4,038 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dy prej tyre të dënuar me gjithsej gjashtë vjet burgim

Policia e Kosovës njoftoi se të tre të arrestuarit u dërguan në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet gjyqësore

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Podujevë, të cilët ishin dënuar për vepra të ndryshme penale, siç njofton Drenica Press duke iu referuar njoftimit të policisë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimet janë realizuar nga njësitë e stacionit policor në Podujevë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. I arrestuari i parë, A. F., 38 vjeç, ishte në kërkim për veprat penale “Grabitje” dhe “Vjedhje – grabitje në tentativë”, për të cilat ishte dënuar me katër vjet burgim.

Ndërkohë, A. F., 42 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Grabitje”, për të cilën ishte dënuar me dy vjet burgim. Policia ka arrestuar edhe L. J., 27 vjeç, i cili kërkohej për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, të tre personat janë dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet gjyqësore, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.