Arrestohet Julian Assange, bashkëthemeluesi i “Wikileaks”
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar sot nga policia britanike në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Urdhëri për arrestimin e tij është dhënë të enjten në mëngjes, ka treguar zyrtari policor Scotland Yard, pasi që Ekuaodri ka tërhequr vendimin për t’i dhënë atij azil politik pas 7 vjetësh.
Assange kishte gjetur strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, ndërsa mbi të rëndojnë edhe akuzat për sulme seksuale, shkruan dailymail, transmeton Gazeta Express.
Lidhur me këtë, presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno ka thënë se vendimi për të tërhequr statusin e azilit të Assange erdhi pas ‘shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare dhe protokolleve të përditshme’.
Në mediat britanike ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit të tij, ku shihet se si ai tërhiqet zvarrë nga ndërtesa e Ambasadës