Arrestohet në Aeroportin e Podgoricës shtetasi turk i kërkuar nga Interpoli i Ankarasë
42-vjeçari me inicialet E.K. dyshohet për mashtrim përmes sistemeve informative dhe institucioneve bankare apo kreditore; autoritetet malazeze po koordinojnë ekstradimin e tij në Turqi
Shtetasi turk E.K. (42) është arrestuar dje në Aeroportin e Podgoricës, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi. Për të ishte shpallur urdhër arresti ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare (NCB) e Interpolit të Ankarasë.
“Zyrtarët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare ‘Qendra’, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit për Luftën kundër Krimit, dje në pikën kufitare ‘Aeroporti i Podgoricës’, gjatë hyrjes në shtetin tonë, ndaluan shtetasin e Republikës së Turqisë E.K. (42), për të cilin ishte shpallur urdhër arresti ndërkombëtar i NCB Interpol Ankarës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të mashtrimit përmes sistemeve informative, duke përdorur institucionet bankare apo kreditore si mjet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, urdhri ndërkombëtar i Interpolit për E.K. është shpallur në bazë të urdhrit të organeve kompetente të Turqisë, për të siguruar praninë e tij në procedurën penale që zhvillohet kundër tij para gjykatës kompetente në atë vend.
Policia sqaron se bëhet fjalë për vepër penale për të cilën, sipas Kodit Penal të Turqisë, parashikohet dënim me burgim deri në 10 vjet.
“Do të vijojë komunikimi i NCB Interpol Podgoricës me NCB Interpol Ankarën për ndërmarrjen e aktiviteteve me qëllim ekstradimin e këtij personi te organet kompetente të Republikës së Turqisë. E.K., brenda afatit ligjor, iu dorëzua gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Burimi: Vijesti



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.