Kronika

Ministria e Brendshme video sensibilizuese për luftën ndaj trafikimit të qënieve njerëzore

0601-MINISTRIA-BRENDSHME-526x350Lufta ndaj trafikut të qënieve njerëzore është nje anga betejat kryesore të cilat ka si prioritet Ministria e Punëve të Brendshme.

Për këtë arsye, Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, njëherë shefe  zyrës së Koordinatorit të Antitrafikut, Elona Gjebrea, zhvilloi Javën Kombëtare të luftës ndaj trarfikimit të qenieve njerëzore. Gjatë javës të Anttrafikut u zhvilluan mbi 150 aktivitete në të gjithë vendin dhe një sëre seminaresh sensibilzuese për të informuar qytetarët në të gjithë vendin mbi rrugën që duhet luftuar ky fenomen.

Lidhur me luftën ndaj trafikut të qënieve njerëzore, Ministria e Punëve të Brendshme publikoi sot në faqen e saj zyrtare në Facebook një video ku rrëfehet historia e një vajze, që duke kërkuar dashurinë ra në grackën e një premtimi të rremë. Një premtim që e çoji të renë nga ëndrra për parajsën në ferr. Më tej vajza e re tregon peripecitë e saj, atë që ajo kishte parë dhe përjetuar…

Zyra e Koordinatorit Kombëtar kryen gjithë veprimtarinë e saj nëpërmjet Njësisë Antitrafik, strukturë e ngritur në bazë të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 203, datë 19.12.2005. Njësia Antitrafik përbëhet nga Drejtori i Njësisë Antitrafik dhe 4 Koordinatorë. Njësia Antitrafik drejtohet nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe ka për detyrë të monitorojë dhe koordinojë të gjitha aktivitetet antitrafik në vend.

Elona Gjebrea (Hoxha), pas një eksperience të gjatë me shoqërinë civile dhe botën akademike, që prej 4 tetorit 2013, drejton Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështjet e Luftës kundër Trafikimit të Personave. Përfshirja e personaliteteve të njohura të shoqërisë civile në angazhime publike dhe vendimmarrëse, i ka dhënë një dimension të ri real, mirëfunksionues, të gjitha hallkave të zinxhirit shtetëror, përfshirë këtu edhe një nga angazhimet premtimmbajtëse të qeverisë; luftën kundër krimit të organizuar dhe, për rrjedhojë, luftën kundër trafikimit të personave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button