Kronika

Arrestohet ushtaraku, premtoi vend pune në këmbim të 2 000 eurove

Arrestohet një punonjës i forcave ushtarake në Vlorë, pasi kishte marrë para në këmbim të një vendi pune në Forcat e Armatosura. Lajmi njoftohet nga Policia e Vlorës, e cila sqaron se janë sekuestruar 2 000 euro që do shërbenin si pagesë në këmbim të rekrutimit tek Forcat e Armatosura.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria Vendore e Policosë Vlorë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i një hetimi me metoda speciale , kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor të koduar ”REKRUTIMI”, ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit : Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë. Si edhe, Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 259 e 25 të Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button