☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,599 ▼0.76%
DOW 52,312 ▼0.5%
NASDAQ 26,077 ▼0.97%
NAFTA 103.51 ▲3.46%
ARI 4,319 ▼2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,436 ▲ +1.62% ETH $2,500 ▲ +0.37% XRP $1.3981 ▲ +3.59% SOL $101.5400 ▲ +0.99%
S&P 500 7,599 ▼0.76 % DOW 52,312 ▼0.5 % NASDAQ 26,077 ▼0.97 % NAFTA 103.51 ▲3.46 % ARI 4,319 ▼2.04 % S&P 500 7,599 ▼0.76 % DOW 52,312 ▼0.5 % NASDAQ 26,077 ▼0.97 % NAFTA 103.51 ▲3.46 % ARI 4,319 ▼2.04 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

ARRSH publikon koston e Unazës “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publike tabelën zyrtare me të gjithë zërat e kostos së projektit “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës.

“Pretendimi se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë është e pavërtetë pasi projekti përfshin: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit “Kategoria F”; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç kësaj, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri”, deklaron ARRSH në një njoftim për mediat.

Siç shihet edhe nga tabela e publikuar nga Autoriteti Rrugor, kostot zë për zë të këtij investimi e qartësojnë se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë 75% të totalit të kostos.

Sipas po kësaj tabele rezulton se 2.34 kilometra rrugë kategoria A Urbane që është me standardet e një autostradë urbane, e para në Shqipëri, kanë si kosto në total 5.3 milionë euro. Thënë ndryshe, kosto për kilometër e kësaj lloj rruge është 2.2 milionë euro.

4.68 kilometra rrugë Kategoria F kanë si kosto 3 milionë euro ose thënë ndryshe 646 mijë euro për kilometër. E gjithë pjesa e zërit të rrugëve në këtë vepër, përfshirë elementët plotësues është sa 25% e totalit të kostos së projektit.

“Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milionë euro, e vërteta është krejt tjetër, sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milionë euro. Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjën e madhe të Sheshit Shqiponja dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment”, sqaron ARRSH duke hedhur poshtë akuzat e opozitës për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.