⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,130 ▲ +0.16% ETH $2,507 ▼ -0.09% XRP $1.4000 ▼ -0.53% SOL $109.7000 ▼ -0.71%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Premier League

Arteta: Për disa orë mund të festojmë dhe shijojmë këtë titull, i lumtur kur shoh tifozët të gëzuar

Pasi e riktheu Arsenal përsëri në krye të Anglisë, trajneri Mikel Arteta i shprehu emocionet e tij, duke festuar titullin e Premier League me tifozët. Një moment historik që tifozët e kishin pritur prej 22 vitesh.

Trajneri spanjoll theksoi se suksesi i “Topçinjve” është rezultat i një udhëtimi të gjatë dhe shpesh të ndërlikuar, i shënuar nga momente të vështira, por edhe nga një forcë e jashtëzakonshme kolektive.

“Është diçka e mrekullueshme. Shikoni lumturinë e njerëzve në tribuna: ata e kanë pritur këtë moment për një kohë të gjatë. Edhe ne kemi kaluar kohë të vështira gjatë rrugës, por kur shihni një reagim si ky, e kuptoni se çdo sakrificë ia ka vlejtur“, tha Arteta.

Trajneri më pas pranoi se donte ta linte mënjanë përkohësisht rolin e tij si trajner për të shijuar plotësisht festimet me ekipin dhe tifozët: “Tani është koha të argëtohemi dhe të shijojmë atë që kemi arritur. Mund ta heq kapelen e trajnerit për disa orë”.

Sipas Arteta, një nga faktorët vendimtarë në garën për titull ishte forca e grupit: “Ekipi tregoi lidhje të jashtëzakonshme, përkushtim të madh dhe shumë guxim. Çdo gjë përreth nesh na dha motivim të mëtejshëm për të arritur këtë qëllim.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.