☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.64 ▼0.22%
ARI 4,662 ▲1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $78,650 ▲ +5.47% ETH $2,518 ▲ +7.15% XRP $1.5779 ▲ +20.08% SOL $96.9300 ▲ +8.62%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Opinion

As gjysëm milion vota, e jo më 1 milion…

Nga Eduard Zaloshnja

Pasi Berisha deklaroi se PD-ja do të kërkojë një sistem zgjedhor kombëtar proporcional, jo pak analistë kanë folur e shkruar rreth mundësive për një front plural opozitar, që mund të garojë rrotë më rrotë me partitë e mazhorancës (PS+PSD). Argumenti i tyre bazohet në faktin se jo pak shqiptarë janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale.

Por ky argument bie kur përballet me kuotat tejet të ulta në sondazhe të partive opozitare aktuale (PD, LSI, Mundësia, Shqipëria Bëhet, Bashkë, etj.). Kështu, nga ekstrapolimi i përafërt statistikor i sondazhit tim të fundit për ‘Zërin e Shqiptarëve’, më rezultoi se vetëm 330 mijë banorë të këtushëm votojnë sot për partitë opozitare (PD, LSI, Mundësia, Shqipëria Bëhet, Bashkë, etj.). Ndërkohë për partitë e mazhorancës (PS+PSD) votojnë dyfishi…

Po t’u referohemi zgjedhjeve të fundit parlamentare (11 maj 2025), partitë e mazhorancës (PS+PSD) morën plot 906 mijë vota të vlefshme gjithsej (pa llogaritur votat që u rezultuan të pavlefshme votuesve të tyre prej ngatërresave me fletvotimet si faqe gazetash). Dhe këto dy parti kanë treguar nga 2013-ta e këtej se dinë t’u afrohen 1 milion votave…

Pra, pavarsisht nga sistemi zgjedhor, partitë opozitare duhet ta vrasin mendjen sesi të tërheqin 1 milion votues, e jo thjesht si të ndryshojnë sistemin. Me çfardo sistemi, një opozitë me strumbullar Berishën nuk mbledh dot as gjysëm milion vota, e jo më 1 milion…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.