☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 86.21 ▲3.37%
ARI 4,505 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,600 ▲ +0.55% ETH $2,455 ▼ -0.16% XRP $1.3803 ▼ -0.8% SOL $103.9200 ▼ -1.16%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.21 ▲3.37 % ARI 4,505 ▼0.56 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.21 ▲3.37 % ARI 4,505 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Politika

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramë

Asambleja e Partisë Socialiste pritet të zhvillohet gjatë muajit shtator, ndërsa datat e mundshme janë 7 ose 14 shtatori.

Gazetarja Denada Shkodrani, në studion e RTSH1, deklaroi se ende nuk ka një datë zyrtare, ndërsa vendimi pritet të varet edhe nga agjenda e kryeministrit Edi Rama. Sipas Shkodranit, Asambleja është një nga organizimet më të rëndësishme të Partisë Socialiste, ku pritet të merret edhe vendim për ndryshimet e mundshme në qeverinë e re të Edi Ramës.

“Parashikohet që kjo Asamble të mbahet mes datës 7 dhe 14 shtatorit. Ende nuk ka një datë konkrete. Burimet tona flasin që një datë e mundshme mund të jetë 7 ose 14 shtatori, në varësi të agjendës së kryeministrit Edi Rama”, tha gazetarja.

Ndërkohë, sipas saj, ditët e fundit kanë qenë intensive për Partinë Socialiste, veçanërisht pas prezantimit të platformës së re të komunikimit “Besa”, e cila u prezantua nga Rama më 24 korrik. Platforma mbështetet në katër shtylla kryesore: besimi, empatia, shërbimi dhe angazhimi, me synimin për një komunikim më të drejtpërdrejtë të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore me qytetarët. Shkodrani e lidh këtë nismë edhe me zhvillimet politike dhe protestat e muajve të fundit në Tiranë, ku protestuesit kanë parashtruar kërkesa të ndryshme, përfshirë edhe largimin e kryeministrit.

Në kuadër të platformës së re, deputetët dhe drejtuesit politikë të PS-së pritet të zbresin në terren për të komunikuar me qytetarët dhe për të prezantuar “Besën”, së bashku me nisma të tjera si “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Sociale”. Kryeministri Rama ka paralajmëruar gjithashtu përgatitjen e një pakete të re sociale, e cila pritet të prezantohet dhe diskutohet më gjerësisht gjatë muajit nëntor. Sipas gazetares, protestat e fundit kanë sjellë një vëmendje më të madhe ndaj kategorive sociale. Në këtë kuadër, Rama ka njoftuar një bonus të dytë për pensionistët, ndërsa ka vendosur edhe dyfishimin e trajtimit financiar për personat me aftësi të kufizuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.