Rajoni

Asambleja e SEECP, kryeparlamentari maqedonas për Kumanovën: Grupi kriminal terrorist synonte destabilizimin

Në fjalën e tij gjatë asamblesë parlamentare të vendeve të SEECP që po mbahet në Tiranë, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski u shpreh se ngjarja e Kumanovës ishte një përpjekje për destabilizimin e Maqedonisë dhe se operacioni i kryer me profesionalizëm nga ana e policisë bëri të mundur neutralizimin e grupit kriminal, terrorist.
“Fatkeqësisht ne në Maqedoni përballemi me këtë fakt në një mënyrë tragjike, por arritëm të parandalojmë përshkallëzimin e tensioneve. Aksioni i policisë i kryer me shumë profesionalizëm e neutralizoi grupin kriminal terrorist, të cilët donin të dëmtonin rëndë Republikën e Maqedonisë edhe të përbënin një kërcënim për të gjithë rajonin. Kjo ngjarje e pakëndshme nënvizon nevojën për një integrim më të shpejtë të rajonit në NATO dhe BE”, tha Veljanovski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button