⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,464 ▲ +0.04% ETH $2,245 ▲ +0.89% XRP $1.2477 ▼ -0.14% SOL $95.6100 ▼ -0.83%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Seria A

“Asnjë manipulim”; prokuroria e Milanos kërkon pushimin e çështjes për Rocchi dhe Interin

Prokuroria e Milanos ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj Gianluca Rocchi, ish-përgjegjësit të arbitrave, dhe Interit, të hetuar për dyshime mbi caktimin e arbitrave në 4 ndeshje, mes tyre edhe Torino-Inter të sezonit të fundit.

Sipas Prokurorisë, megjithëse u konstatua ekzistenca e episodeve të ndërhyrjeve të dyshuara, “nuk rezulton një sistem i strukturuar për të ndikuar në emërimet e arbitrave”. Në deklaratën e prokurorit Marcello Viola theksohet se çështja dallon mes mashtrimit sportiv me pasoja penale dhe “ndërhyrjeve që objektivisht nuk kanë karakteristikat për të cenuar rregullsinë e një ndeshjeje”.

Po ashtu u bë e ditur se edhe Interi ishte nën hetim sipas ligjit italian 231/2001 për përgjegjësinë administrative të subjekteve juridike. Hetuesit dyshonin se Rocchi kishte orientuar caktimet e arbitrave “në bashkëpunim me përfaqësues të paidentifikuar të Interit”, por kjo hipotezë tashmë është rrëzuar.

Pas dy vitesh hetime, prokurorët kanë përfunduar se nuk pati asnjë manipulim, megjithatë aktet i janë dërguar drejtësisë sportive dhe Prokurorisë së Përgjithshme të CONI-t për të vlerësuar shkelje të mundshme sportive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.