Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,592 ▼0.37%
DOW 51,978 ▼0.84%
NASDAQ 26,057 ▼0.49%
NAFTA 103.39 ▲1.97%
ARI 4,339 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,336 ▼ -2.79% ETH $2,444 ▼ -2.7% XRP $1.4092 ▲ +0.51% SOL $100.2400 ▼ -1.64%
S&P 500 7,592 ▼0.37 % DOW 51,978 ▼0.84 % NASDAQ 26,057 ▼0.49 % NAFTA 103.39 ▲1.97 % ARI 4,339 ▼0.3 % S&P 500 7,592 ▼0.37 % DOW 51,978 ▼0.84 % NASDAQ 26,057 ▼0.49 % NAFTA 103.39 ▲1.97 % ARI 4,339 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Assane Diatta shpallet sërish “Ylli i Javës”: Shpresoj të vazhdoj kështu gjatë gjithë sezonit





September 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30

September 15, 2026

Assane Diatta shpallet sërish “Ylli i Javës”: Shpresoj të vazhdoj kështu gjatë gjithë sezonit


Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Albi Mall Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për xhiron e gjashtë.

Këtë herë, vlerësimi i ka takuar futbollistit të FC Prishtinës, Assane Diatta, i cili ishte ndër protagonistët kryesorë në fitoren 3:0 ndaj FC Feronikelit 74, duke realizuar dy gola.

Diatta luajti 92 minuta dhe me paraqitjen e tij dha kontribut të rëndësishëm në fitoren e Prishtinës, e cila me tri pikët e fituara mori edhe kryesimin e tabelës në Albi Mall Superligë.

Për Diattan ky është çmimi i dytë “Ylli i Javës” në këtë edicion, ndërsa ai ka shprehur kënaqësinë për këtë vlerësim dhe ua ka dedikuar suksesin bashkëlojtarëve dhe stafit të skuadrës.

“Para së gjithash, dua t’i falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin, sepse falë punës së madhe që bëjnë, arrita të zgjidhem ‘Ylli i Javës’. Kjo është hera e dytë që e fitoj këtë çmim dhe ndihem shumë i lumtur. Shpresoj të vazhdoj kështu gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Diatta.

Ai ka vlerësuar edhe mbështetjen e tifozëve në ndeshjen ndaj Feronikelit 74, duke theksuar se Prishtina, edhe pse luajti jashtë fushës së saj, u ndje si në shtëpi.

“Po, luajtëm në një fushë tjetër, por u ndjemë sikur ishim në shtëpi, sepse tifozët tanë ishin aty. Gjithçka ishte në nivelin e duhur dhe kushtet ishin perfekte. E kontrolluam ndeshjen, zhvilluam një lojë të mirë dhe në fund fituam bindshëm. Jam shumë i lumtur edhe për këtë”, ka deklaruar ai.

Diatta tha se forma e mirë e skuadrës është rezultat i punës së bërë që nga faza përgatitore dhe se objektivi është që Prishtina të vazhdojë të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje.

“Mendoj se ky është rezultat i një pune të gjatë, sepse që nga faza përgatitore kemi punuar për të dhënë më të mirën dhe për t’u ndier sa më mirë në fushë. Po i marrim ndeshjet një nga një dhe gradualisht po e gjejmë ritmin e duhur. Shpresojmë të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit”, u shpreh Diatta.

Në fund, ai foli edhe për ndeshjen e radhës kundër Gjilanit, duke theksuar se skuadra do të përgatitet maksimalisht për të synuar tri pikët.

“Jemi shumë të motivuar dhe, si gjithmonë, përgatitemi për çdo ndeshje veçmas. Çdo ndeshje që zhvillojmë e përgatisim shumë mirë së bashku me trajnerët dhe stafin. Edhe për ndeshjen e radhës do të përgatitemi maksimalisht dhe do të shkojmë atje me synimin për t’i marrë tri pikët”.

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.