Atasheu ushtarak i Pakistanit, kolonel Wasim Quresh, vizitë në Tiranë
Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, priti atasheun ushtarak të Republikës Islamike të Pakistanit, rezident në Itali, kolonel Wasim Quareshi. Vizita e kolonel Quaresh, në Komandën e Forcës Tokësore, vjen në kuadër të vizitës dy ditore që ai po kryen në vendin tonë, me qëllim prezantimin e tij në kuadër të akreditimit, i cili pritet të zhvillohet së shpejti.Gjeneral Cahani, pasi shprehu kënaqësinë e tij për vizitën nga ana e atasheut ushtarak pakistanez në Komandën e Forcës Tokësore, e njohu atë në mënyrë të përmbledhur me misionin dhe detyrat kryesore të Forcës Tokësore, si dhe me angazhimin e trupave që ai drejton, në misione dhe operacione si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Nga ana e tij kolonel Quareshi, falënderoi gjeneral Cahanin për pritjen e ngrohtë që iu rezervua, duke shprehur në të njëjtën kohë kënaqësinë e tij të veçantë, për vizitën në Komandën e Forcës Tokësore.
Më tej, biseda u fokusua në diskutime rreth situatës gjeopolitike në të dyja rajonet respektivë, duke e vënë theksin kryesor, te lufta kundër terrorizmit. Në këtë kuadër, atasheu pakistanez përfitoi nga rasti të informonte gjeneral Cahanin, për hapjen në Pakistan të një shkolle në lidhje me studimet e luftës kundër terrorizmit, si dhe shprehu dëshirën e vendit të tij, që personeli i Forcave të Armatosura shqiptare, të jenë pjesë e studentëve që mund të ndjekin studimet në këtë institucion arsimor.
Në fund të takimit, kolonel Quaresh ftoi gjeneral Cahanin, për një vizitë në Republikën Islamike të Pakistanit.
Ndërkohë, atasheu ushtarak i Republikës së Pakistanit, kolonel Wasim Quareshi eshte pritur nga Zvëndësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Dedë Prenga.
Gjeneral Prenga tha mardhëniet e bashkpunimit midis forcave të Armatosura të dy vendeve kanë qënë të mira por theksoi përsëri ka vend për përmirësim të këtyre mardhënieve në interes të dy ushtrive e vendeve tona.”Ne i jemi mirënjohës Pakistanit për mbështetjen e dhënë për antarsimin e Kosovën në organizatat ndërkombëtare .Bashkpunimi me Pakistanin është i hershëm veçanërisht në fushën e edukimit, konkretisht në përgatitjen e oficerërëve të rinj”. Më tej gjatë takimit gjeneral Prenga duke u ndalur në fenomenin e Luftëtarëve ë Huaj theksoi se nga ana jonë ka marrë një vlerësim të veçantë për rrezikun që ai përfaqëson jo vetëm gjatë angazhimit në në zonat e konfliktit si në Siri, por për pasojat që mbartin për sigurinë këta luftëtarë pasi kthehen në vendet e origjinës. “Në këtë kontekst për tju kundëpërgjigjur fenomenit të Luftëtarëve të Huaj po punohet për ngritjen në vendin tonë të Qëndrës së Ekselencës së NATO-s për Luftëtarët e Huaj. Shqipëria dhe Forcat tona të Armatosura mbeten një faktor kyç në mbrojtjen dhe promovimin e paqes e stabilitetit në rajon si dhe një avokate e fortë e politikës së “dyerve të hapura” të NATO-s”, u shpreh ndër të tjera gjeneral Prenga. Nga ana e tij atasheu ushtarak i Republikës së Pakistanit, kolonel Quareshi vlerësoi nivelin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve si dhe ndau të njëjtin qëndrim për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Me pas ai ofroi mundësi për kualifikimin dhe trajnimin e personelit në nje sërë fushash si terrorizmi, menaxhimin e refugjatëve dhe përgatitjes së personelit pilot të Forcve Ajrore