Kronika
Atentati në Lezhë, shoqërohen 18 persona; bastisen 7 banesa
Policia e Lezhës ka zbardhur detaje në lidhje me atentatin ndaj shtetasit Florian Dushku. Militanti i LSI që ishte plagosur edhe ditën e zgjedhjeve gjatë një incidenti në Shëngjin ishte shenjestra e atentatit të së dieles po në këtë qytet.
Ndërsa pesoni tjetër që mbeti i plagosur, Samet Bercaj është goditur aksidentalisht.
Policia ka shoqëruar 18 persona në komisariat për të identifikuar autorët e sulmit, janë marrë videot e kamerave të sigurisë në vendngjarje ndërsa me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe lokale.
Nuk dihet ende nëse plagosja e së dielës ka lidhje me ngjarjen ditën e zgjedhjeve, por hetimet vazhdojnë.