☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▼0.27%
DOW 52,323 ▼0.29%
NASDAQ 26,239 ▼1.17%
NAFTA 100.58 ▼2.14%
ARI 4,035 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,644 ▲ +1.34% ETH $2,365 ▲ +1.35% XRP $1.3074 ▼ -0.33% SOL $102.4700 ▲ +1.44%
S&P 500 7,723 ▼0.27 % DOW 52,323 ▼0.29 % NASDAQ 26,239 ▼1.17 % NAFTA 100.58 ▼2.14 % ARI 4,035 ▼0.42 % S&P 500 7,723 ▼0.27 % DOW 52,323 ▼0.29 % NASDAQ 26,239 ▼1.17 % NAFTA 100.58 ▼2.14 % ARI 4,035 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Atentati në Lushnje, viktimat u vranë kot. Shënjeshtra shpëtoi

Forcat speciale dhe drejtues të lartë të Policisë po qëndrojnë në Lushnje, për të lokalizuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, autorët e atentatit ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Qytetarët janë ende kuriozë për ngjarjen e rëndë.
Policia po heton disa pista për ngjarjen, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi dy personat e shpallur në kërkim rezultojnë me precedentë penalë.
Sipas policisë, ata dyshohen për vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Lushnjes, Gerti Lalës, i njohur me nofkën “Iriqi”, në korrik të vitit 2010. Për këtë vrasje, Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por bëri vetëm 3 dhe doli për mungesë provash.
Por shënjestër e atentatit të pasdites së 11 tetorit ka qenë Sajmo Xheliu, i cili ka mundur të largohet duke i shpëtuar plumbave. Ky ishte atentati i dytë që i bëhet Xheliut, pas atij të një viti më parë, më 25 shtator të vitit 2016, ku së bashku me nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti mbetën të plagosur.
Pasditen e së mërkurës, Haxhiu ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët së bashku kanë zbrazur 41 fishekë, nga të cilat 31 plumba kanë rënë në trupin e Zamir Latifit dhe 10 në trupin e Jurgen Hoxhës.
Autorët u larguan në drejtim të Beratit, braktisën automjetin në fshatin Cukas, të cilit i kanë vënë flakën. Burime nga Prokuroria thonë se ekziston një dëshmitar kyç, i cili po mbahet i fshehtë për arsye sigurie. Sipas Prokurorisë, një nga pistat e dyshuar është ajo e konflikteve të bandës së Lushnjes dhe ekzekutimi në vitin 2000 të djalit të xhaxhait të Laert Haxhiut.
“Ndonëse autorët janë identifikuar, ngjarja e së mërkurës tregon se hesapeve të vjetra kriminale po i shtohen ato të reja, të lidhura me pazaret e drogës. E kjo, për fat të keq është premisë për ngjarje të tjera të rënda, e jo vetëm në këtë qytet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.