☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▼0.4%
DOW 52,259 ▼0.41%
NASDAQ 26,185 ▼1.37%
NAFTA 100.94 ▼1.79%
ARI 4,028 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,275 ▲ +0.86% ETH $2,354 ▲ +0.82% XRP $1.2999 ▼ -0.94% SOL $101.9400 ▲ +0.79%
S&P 500 7,713 ▼0.4 % DOW 52,259 ▼0.41 % NASDAQ 26,185 ▼1.37 % NAFTA 100.94 ▼1.79 % ARI 4,028 ▼0.59 % S&P 500 7,713 ▼0.4 % DOW 52,259 ▼0.41 % NASDAQ 26,185 ▼1.37 % NAFTA 100.94 ▼1.79 % ARI 4,028 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kana

Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është zbuluar dhe goditur nga Policia e Shkodrës.

Operacioni u zhvillua në zonën e Malësisë së Madhe, ku shërbimet e Policisë ndërhynë në lagjen “Guraj”, duke ndaluar një automjet tip “Volkswagen Passat”, që drejtohej nga 25-vjeçari Elsid Ramci.

Kontrollet në automjet dhe në banesat e dy vëllezërve, Bujar dhe Naim Kukaj, çuan në zbulimin e 265.4 kilogramëve kanabis, të ndarë dhe të paketuar për t’u shitur e trafikuar.

Në pranga përfunduan Admir Selgjekaj, 38 vjeç, Elsid Ramci, 25 vjeç, si dhe vëllezërit Bujar Kukaj, 56 vjeç, dhe Naim Kukaj, 52 vjeç. Për Bujar Kukajn rëndon gjithashtu dyshimi për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, pasi gjatë kontrolleve u zbuluan edhe dy mina.

Nga hetimet, Policia dyshon se anëtarët e familjes Kukaj merreshin me magazinimin dhe paketimin e drogës. Ndërsa Admir Selgjekaj, Elsid Ramci dhe Anarldo Mulleti dyshohet se organizonin transportin dhe shitjen e saj brenda dhe jashtë vendit.

Për Esat Kukajn, 58 vjeç, Denjan Kukajn, 23 vjeç, dhe Anarldo Mulletin, 39 vjeç, është bërë shpallja në kërkim. Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.