☁️
Tiranë 18°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,601 ▼1.55%
DOW 51,969 ▼0.71%
NASDAQ 25,533 ▼2.49%
NAFTA 104.06 ▲2.02%
ARI 3,907 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,636 ▼ -5% ETH $2,229 ▼ -5.84% XRP $1.2534 ▼ -4.22% SOL $94.7700 ▼ -7.57%
S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 % S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Auditimet e KLSH, shkeljet financiare 957 milionë euro, kryesojnë koncesionet, PPP dhe shitja e pronës shtetërore

Shkeljet e konstatuara nga Kontolli i Lartë i Shtetit përgjatë auditimeve të periudhës janar-shtator kanë kapur vlerën e përgjithshme 957.3 milionë euro. Nga këto 917 milionë euro janë shkleje të dispilinës financiare me ndikim negativnë performencën e subjekteve të audituara të lidhura me fushën e të ardhurave respektivisht me shumën 351.1 milionë euro dhe në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve në nivelin 566.5 milionë euro.  Nga ana tjetër parregullsitë shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, kanë rezultuar me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39.7 milionë euro.

Në raportin e tij KLSH rendit edhe fushat ku është konstatuar edhe dëmi më i madh.

Në fushën e të ardhurave rekordin e mban pjesa e shitjes, qirasë, konceisoneve dhe Partneriteve Publike Private me 2.1 miliardë lekë pasuar nga Doganat me më shumë se 1 miliardë lekë e më pas vijnë me radhë grupi “Të tjera” me 295 milionë lekë dhe Tatim Taksa 223 milionë lekë.

Tek shpeznimet është konstatuar që në fushën e  prokurimeve dëmet e konstatuara kapin vlerën 974 milionë lekë, paga e shpërblime 22 milionë lekë dhe shpenzimet operative 55 milionë lekë.

Edhe tek grupi i shkeljes së disiplinës finaniare në fushën e të ardurave sërish PPP, Konceisonet dhe qiradhënia apo shitja e pronës shtetërore zë një vend të konsiderueshëm. Në total nga auditimet janë konstatuar shkelje në shumën 12.1 miliardë lekë në këtë fushë, pasuar nga grupi të tjera me 17.7 miliardë lekë dhe në sistemin tatimor me 14.2 milirdë lekë.

KLSH ka nënvizuar se në kahun e shpezimeve tek shkelja e disiplinës financiare janë konstatuar pagesa të kundraligjshme në vlerën  62 miliardë lekë, procedura prokurimi kontrata dhe zbatim punimesh 3.5 miliardë lekë, shpenzime operative 4.7 miliardë lekë dhe paga shpërblime 264 milionë lekë.

Për periudhën janar-shtator KLSH ka planifkuar 148 auditime nga të cilat 102 janë të evaduara dhe rezultatet janë bërë publike ndëkorhë që pjesa tjetër janë në përpunim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.