☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,587 ▼1.73%
DOW 51,907 ▼0.83%
NASDAQ 25,435 ▼2.86%
NAFTA 104.13 ▲2.09%
ARI 3,907 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,368 ▼ -4.96% ETH $2,227 ▼ -5.57% XRP $1.2458 ▼ -4.27% SOL $94.8200 ▼ -7.04%
S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 % S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

PEKIN – Xi i bën thirrje BE-së për bashkëpunim me Kinën

– Presidenti i Kinës, Xi Jinping i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të forcojë bashkëpunimin me Pekinin, duke theksuar se Kina i trajton marrëdhëniet me BE-në me sinqeritet dhe vullnet të mirë, raportoi “Reuters”.

Gjatë një takimi në Pekin me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, Xi deklaroi se Kina e konsideron Bashkimin Evropian një partnere dhe se të dyja palët duhet të përqendrohen te interesat e përbashkëta, në vend që të theksojnë dallimet.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi duhet të ketë përparësi ndaj konkurrencës dhe se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen përmes dialogut të barabartë.

Kreu i shtetit kinez shprehu gjithashtu besimin se Gjermania do të mbajë një qëndrim racional dhe pragmatik ndaj Kinës, duke luajtur një rol konstruktiv në zhvillimin e marrëdhënieve mes Pekinit dhe Bashkimit Evropian.

Xi theksoi se Kina dhe BE-ja duhet të forcojnë komunikimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, si dhe të menaxhojnë siç duhet mosmarrëveshjet përmes dialogut.

Deklarata e presidentit kinez vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Pekinit dhe Brukselit, përballen me mosmarrëveshje tregtare dhe dallime lidhur me politikat ekonomike dhe industriale. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.