☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,587 ▼1.73%
DOW 51,907 ▼0.83%
NASDAQ 25,435 ▼2.86%
NAFTA 104.13 ▲2.09%
ARI 3,907 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,368 ▼ -4.96% ETH $2,227 ▼ -5.57% XRP $1.2458 ▼ -4.27% SOL $94.8200 ▼ -7.04%
S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 % S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Mes tensioneve me Perëndimin, Putini paralajmëron: Lufta me Evropën nuk do të kishte fitues

– Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia është e përgatitur për një luftë të mundshme me Evropën, por theksoi se Moska nuk e dëshiron një konflikt të tillë, duke paralajmëruar se një përballje e drejtpërdrejtë mes tyre, nuk do të kishte fitues, raportoi “Reuters”.

“Shumë njerëz në Evropë flasin për përgatitje për një luftë deri në vitin 2030. A është kjo e drejtë apo jo? Para së gjithash, ne jemi të përgatitur, por nuk duam luftë me Evropën. Nëse disa prej tyre e duan një luftë të tillë, le të përgatiten”, u shpreh Putin.

Ai shtoi se vendet perëndimore nuk e kanë arritur objektivin e tyre për t’i shkaktuar Rusisë një disfatë strategjike.

“Dhe nëse gjërat shkojnë shumë larg, nuk do të ketë fitues. Askush të mos e harrojë këtë”, paralajmëroi presidenti rus.

Putini i bëri këto deklarata dje në Moskë, pas një takimi me udhëheqës afrikanë, ndërsa komentoi edhe bisedat e fundit telefonike me presidentin finlandez, Alexander Stubb dhe kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store.

Sipas Putinit, të dy liderët evropianë i kishin telefonuar në emër të vendeve të tyre dhe jo në emër të Bashkimit Evropian.

Ai tha se ata ishin kritikuar nga disa kryeqytete evropiane për vendimin për të kontaktuar Moskën, por e cilësoi këtë nismë si të drejtë.

“Ne mbështesim çdo hap që synon rivendosjen e marrëdhënieve të plota dhe normale me vendet evropiane, qoftë me të gjitha ato përmes Bashkimit Evropian, qoftë në marrëdhënie dypalëshe. Le ta bëjnë si të dëshirojnë”, deklaroi Putini.

Presidenti rus u ndal edhe te situata në Detin Baltik, duke thënë se Moska nuk kërkon kufizime në lundrimin dhe komunikimin detar në këtë zonë.

“A dëshiron dikush që në Detin Baltik të krijohet e njëjta situatë si në Gjirin Persik apo në Ngushticën e Hormuzit?”, pyeti Putini.

“Rusia nuk e dëshiron një situatë të tillë, por do t’i përgjigjet çdo sfide”, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Rusisë dhe vendeve evropiane, ndërsa disa qeveri të NATO-s kanë paralajmëruar për nevojën e forcimit të mbrojtjes dhe përgatitjes ndaj një kërcënimi të mundshëm rus. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.