☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.60 ▲0.48%
ARI 4,462 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,768 ▼ -0.38% ETH $1,891 ▲ +0.79% XRP $1.0207 ▲ +1.33% SOL $76.1600 ▲ +0.38%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.60 ▲0.48 % ARI 4,462 ▲0.47 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.60 ▲0.48 % ARI 4,462 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Arte

“Aulona Inter Folk Festival” mbyll edicionin e 18-të në Vlorë me pjesëmarrje ndërkombëtare

“Aulona Inter Folk Festival” në edicionin e 18-të solli në skenën e Vlorës ansamble nga vende të ndryshme të botës, duke bashkuar traditën, kulturën dhe energjinë e tyre në një festë folklorike. Festivali përfundoi në Vlorë, ndërsa kupën e fitoi ansambli “Proarchi” nga Kili.

Një ditë më parë ministri Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale pamje nga festivali, ku shprehet për një festë të folklorit që bashkoi artin, turizmin dhe dialogun ndërkulturor në zemër të qytetit bregdetar. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i këtij festivali, Sejmen Gjokoli gjatë ditëve të festivalit ka shprehur se grupet dhe ansamblet sollën për të pranishmit repertor të larmishëm dhe të pasur me këngë dhe valle nga vendet e tyre. Gjithashtu këtë edicion, komiteti organizator vendosi, që duke filluar nga ky vit të ndahet edhe Çmimi Special i Publikut me të cilin u vlerësua trupa folklorike e Burundit. Grupet pjesëmarrëse në festival ishin: ansambli folklorik “Albafolk”, Tiranë; akademia “Star Dance”, Vlorë; Ermelinda Bixhaku këngëtare e muzikës popullore; ansambli “Krahu i shqiponjës-Taip Madani”, Vlorë; grupi “Malli i Mërgimtarit”, Patra; Trupa Kulturore e Burundit e quajtur “Vumera” nga kryeqyteti i vendit Bujumbura, kontinenti i Afrikës; ansambli folklorik “Avgerinos”, nga Janina, Greqi; ansambli folklorik “Marduk” nga Gjeorgjia; grupi folklorik “I Peddaroti” nga Italia dhe ansambli folklorik “Proarchi”, Santiago nga Kili; SHKA “Malësori”, Gjonaj nga Kosova; ansambli “Sloga”, Denovici nga Mali i Zi.

Një nga momentet e veçanta të festivalit ishte dhe parada e kostumeve kombëtare dhe botërore në Sheshin Historik të Flamurit. Festivali “Aulona Internacional Folk” u zhvillua në 22, 23, 24 dhe 25 maj dhe këtë vit u mbështet nga Bashkia Vlorë dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.