⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.79 ▲2.72%
ARI 4,100 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,960 ▼ -1.8% ETH $2,409 ▼ -1.95% XRP $1.3303 ▼ -1.97% SOL $104.3400 ▼ -2.13%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.79 ▲2.72 % ARI 4,100 ▼1.2 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.79 ▲2.72 % ARI 4,100 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

AUSTRALI – Reshje rekord dhe përmbytje, Queensland nën alarm

– Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në juglindje të Queensland-it, në Australi, duke mbuluar rrugët, bllokuar automjete dhe detyruar autoritetet t’u kërkojnë banorëve të disa zonave të përgatiten për t’u larguar nga banesat, sipas “Reuters”.

Sipas raportimeve, reshjet u intensifikuan gjatë natës dhe vijuan fuqishëm sot në mëngjes, veçanërisht në zonat përreth Brisbanes, kryeqytetit të Queensland.

Në Caboolture, në veri të Brisbanes, u regjistruan 263 milimetra shi brenda 24 orëve deri në orën 09:00 të mëngjesit.

Në disa zona, sasi shumë të mëdha reshjesh ranë brenda tri orëve.

Në Caboolture u regjistruan 172 milimetra shi në tri orë, ndërsa në zonën e Morayfield u matën 168 milimetra.

Autoritetet paralajmëruan për stuhi të forta dhe përmbytje të rrezikshme në Brisbane, Caboolture, Ipswich, Nambour, Samford dhe zona të tjera përreth.

Byroja Australiane e Meteorologjisë, paralajmëroi se reshjet e dendura dhe stuhitë mund të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti i paqëndrueshëm mund të zgjasë deri në fillim të javës së ardhshme.

Meteorologët shpjeguan se masat e lagështa të ajrit, të kombinuara me sisteme atmosferike, që favorizojnë formimin e reve dhe stuhive, po sjellin reshje të shumta në Queensland dhe në pjesë të verilindjes së shtetit fqinj, Uellsit të Ri Jugor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.