☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,161 ▼ -0.33% ETH $2,378 ▼ -1.51% XRP $1.2732 ▼ -1.74% SOL $102.1800 ▼ -1.58%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Avdyli: Shumica në LVV ishin pro Osmanit – e luta Kurtin ta propozojë për presidente, por s’më dëgjoi

Ish-deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente.

Ish-deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas tij, ai nuk ka dëgjuar asnjëherë që Gërvalla ta ketë mbështetur publikisht apo në mbledhje kandidaturën e Osmanit.

“Unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk e ka thënë asnjëherë as në mbledhje as publikisht… nuk ka qenë pro kësaj”, ka deklaruar Avdyli.

Ai shtoi se kjo situatë, sipas tij, ka ndikuar në prishjen e bashkëpunimit politik dhe të “binomit të shpresës” mes partive.

Avdyli tha se beson që kryeministri Albin Kurti ka qenë më i hapur për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ai gjithashtu theksoi se shumica e deputetëve të Vetëvendosjes kanë qenë pro Vjosa Osmanit dhe nuk kanë shprehur kundërshtime ndaj saj as në takime private.

Duke rikujtuar procesin e mëhershëm, Avdyli përmendi edhe një mbledhje të deputetëve më 3 mars, ku sipas tij nuk pati kundërshtime për kandidaturën e Glauk Konjufcës për president.

“Shumica dërrmuese e deputetëve të Vetëvendosjes kanë qenë për Vjosa Osmanin, nuk e kam dëgjuar dikë që ka qenë kundër Vjosa Osmanit. Asnjëherë as në takime private nuk kanë folur asnjë fjalë por kanë dhënë vlerësimet më të larta”.

Ai shtoi se i kishte kërkuar kryeministrit Kurti që të propozohej Vjosa Osmani si kandidate për presidente, por kjo, sipas tij, nuk ishte marrë parasysh.

“Shumica e deputetëve nuk kam dëgjuar që kanë qenë kundër, më 3 mars, ka qen një mbledhje e deputeteve diku 60 deputete, edhe kryeministri tha ne do ta nominojmë Konjfucën askush nuk e kundërshtoi. Unë e luta, i thash po të lutëm për herë të fundit mos e kandido, jo që nuk e meriton dhe pse nuk është i denjë, se do të ia japë votën, por të lutem qu dil propozoje Vjosa Osmanit për hire të përkrahjeve qytetarëve”, ka deklaruar Avdyli në DebatPlus.

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.