☁️
Tiranë 16°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,763 ▼0.29%
DOW 47,765 ▼0.3%
NASDAQ 22,532 ▼0.45%
NAFTA 101.40 ▲7.4%
ARI 4,797 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,658 ▼ -0.46% ETH $2,163 ▼ -1.94% XRP $1.3233 ▼ -2.3% SOL $81.5900 ▼ -1.44%
S&P 500 6,763 ▼0.29 % DOW 47,765 ▼0.3 % NASDAQ 22,532 ▼0.45 % NAFTA 101.40 ▲7.4 % ARI 4,797 ▲0.41 % S&P 500 6,763 ▼0.29 % DOW 47,765 ▼0.3 % NASDAQ 22,532 ▼0.45 % NAFTA 101.40 ▲7.4 % ARI 4,797 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Avioni i drogës në Vlorë, ende asnjë i dyshuar për trafikun

Rasti i një avioni të vogël sportiv në fshatrat e Vlorës, që dyshohet të ketë kryer trafikun e radhës të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë, ndonëse ka vënë në lëvizje strukturat policore shqiptare dhe italiane, ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

Burime pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda konfirmuan se që nga momenti që është parë avioni sportiv të fluturonte në kuota të ulëta në fshatin Akërni të Vlorës mëngjesin e të dielës e deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar si të implikuar apo bashkëpunëtor në këtë lloj trafiku.

Edhe personat e deklaruar një ditë më parë nga policia si të shoqëruar, pasi dyshoheshin se mund të kishin transportuar ngarkesën me lëndën narkotike janë lënë sërish të lirë së bashku me mjetet e tyre. Ndërsa kontrolli i gjithë zonës në fshatin Akërni, ku u pa avioni është kontrolluar nga policia por pa gjetur ndonjë provë konkrete të trafikut të narkotikëve.

Avioni në fjalë u tentua të gjurmohej dhe të ndalohej edhe nga forcat ajrore italiane, të cilët ngritën si avionë luftarakë ashtu edhe helikopterë, por mendohet se piloti ka fluturuar në kuota të ulëta edhe mbi territorin italian duke i shpëtuar ndjekjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.