🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,701 ▼0.54%
DOW 51,583 ▼0.47%
NASDAQ 26,904 ▼0.61%
NAFTA 92.37 ▼0.04%
ARI 4,169 ▼3.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,990 ▼ -0.83% ETH $2,698 ▲ +0% XRP $1.5115 ▼ -1.33% SOL $119.9100 ▼ -2.4%
S&P 500 7,701 ▼0.54 % DOW 51,583 ▼0.47 % NASDAQ 26,904 ▼0.61 % NAFTA 92.37 ▼0.04 % ARI 4,169 ▼3.53 % S&P 500 7,701 ▼0.54 % DOW 51,583 ▼0.47 % NASDAQ 26,904 ▼0.61 % NAFTA 92.37 ▼0.04 % ARI 4,169 ▼3.53 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

“Mazhoranca nuk është lëkundur”- Edmond Spaho: Opozita di të bëjë vetëm zhurmë në Kuvend! Kryeministri dorëhiqet v

Edmond Spaho, ish-deputet i PD dhe ish-nënkryetar i Kuvendit, duke komentuar rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurimit që u mbajt mëngjesin e kësaj të hëne pas çështjes së Vlora Hysenit, tha se nuk e kupton qëndrimin e opozitës që kërkon dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas tij, opozita e ka kthyer debatin për këtë çështje në një luftë politike.

“Këshilli i Sigurimit është organ konsultativ nuk është vendimarrës. Ishte e natyrshme që të mbahej ky takim pas çështjes së Hysenit. Jepen udhëzime dhe kjo shërben se këto ngjarje janë të rënda dhe nuk duhet të ndodhin. Rasti ngarkon me përgjegjësi qeverinë, por nuk kuptoj qëndrimin e opozitës. Drejtues të opozitës sot thanë pse mblidhet Këshilli pasi i shërbejnë kryeministrit. Këto janë akrobacira të opozitës dhe nuk i shkojnë gjëra të tilla. Opozita ka detyrimin të japë këndvështrimin e saj si të evitohen ngjarje të tilla në të ardhmen. Por opozita e orienton të gjithë debatin në spektrin e luftës politike si të vijë në pushtet një orë e parë”, tha Edmond Spaho.

Ai shtoi se kryeministri mund ta japë dorëheqjen nëse i lëkundet mazhoranca në Kuvend, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Kryeministri jep dorëhëqjen nëse i lëkundet mazhoranca në Kuvend dhe nuk ka asnjë shenjë që kjo mazhorancë është lëkundur. Pyetja është pse opozita nuk është në gjendje të çojë në dorëheqje kryeministrin, kjo është paaftësia e tyre kur ndodhin ngjarje të tilla, është e pazonja”, tha Spaho.

Ai shtoi se opozita nuk ka mundësi të kthehet në pushtet pasi qytetarët e kanë humbur besimin te kjo parti që në krye për 35-vite drejtohet nga i njëjti njeri.

“Nuk bëhet fjalë që opozita të kthehet në pushtet, sepse qytetarët kanë humbur besimin e saj si mundet të kenë besim të kur në krye është i njëjti për 35 vjet, që nuk zhvillon zgjedhje aq më tepër për kryetarin e saj. Si mund të besohet një forcë politike që bën vetëm zhurmë në Kuvend. Njerëzit shohin dhe reflektojnë. Të rrish e të presësh dorëheqjen e kryeministrit është alogjike nga opozita. PD duhet të përmbyset komplet”, përfundoi Spaho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.