☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,682 ▲0.76%
DOW 52,330 ▲0.22%
NASDAQ 26,225 ▲1.04%
NAFTA 102.34 ▼0.9%
ARI 4,037 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,428 ▼ -0.46% ETH $2,330 ▼ -1.08% XRP $1.2984 ▼ -0.59% SOL $101.5600 ▼ -0.31%
S&P 500 7,682 ▲0.76 % DOW 52,330 ▲0.22 % NASDAQ 26,225 ▲1.04 % NAFTA 102.34 ▼0.9 % ARI 4,037 ▲0.72 % S&P 500 7,682 ▲0.76 % DOW 52,330 ▲0.22 % NASDAQ 26,225 ▲1.04 % NAFTA 102.34 ▼0.9 % ARI 4,037 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Avokati i Thaçit vë në pikëpyetje drejtësinë e Speciales pas vendimit të fundit të Apelit

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Misetiq, ka bërë të ditur se Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara ka miratuar edhe një apel tjetër të Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçi për mosrespektim të gjykatës.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Misetiq tha se deri më tani të gjitha apelet e Prokurorisë janë pranuar, ndërsa të gjitha apelet e palës mbrojtëse janë refuzuar nga Paneli i Apelit.

“Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë. Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në shqyrtim: Apele të Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses); Apele të Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)”, ka shkruar Misetiq.

Avokati i Thaçit ngriti gjithashtu shqetësime lidhur me mënyrën e funksionimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se kjo gjykatë duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi pas përfundimit të mandatit të saj.

“Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit”, ka shtuar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.