☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 69.12 ▲0.83%
ARI 4,147 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,304 ▲ +0.5% ETH $1,778 ▲ +0.27% XRP $1.1255 ▼ -1.6% SOL $81.1500 ▲ +0.61%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.12 ▲0.83 % ARI 4,147 ▼0.5 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.12 ▲0.83 % ARI 4,147 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Politika

Avokati i Veliajt: Kushtetuesja duhet të vendosë për lirimin e kryebashkiakut, në të kundërt çështja shkon në Strasburg

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të pranojë kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Në një lidhje direkte në Top News, Ndreca u shpreh se në këtë mënyrë, GJK i jep efektivitet vendimit të saj të mëparshëm për ta rikthyer kryebashkiakun Veliaj në detyrë.

“Ne shpresojmë shumë dhe duhet me patjetër, ashtu si në rastin e parë, Gjykata Kushtetuese e tregoi pjekurinë e vet institucionale dhe ndërhyrjen për rikthimin e z.Veliaj në detyrë, unë mendoj se edhe në këtë rast, Gjykata Kushtetuese, duhet t’i japë efektivitet vendimit të saj. Sepse nga njëra anë thotë që duhet të shkosh në detyrë, dhe nga ana tjetër nuk ka kuptim që vetë po kjo gjykatë të thotë që jo, mund të qëndrojë edhe prapa hekurave”, u shpreh Ndreca.

Ai tha se do të ishte absurde në rast se Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Veliajt për të dalë nga qelia, megjithatë theksoi se në rast se kjo ndodh, do ta dërgojnë çështjen në Strasburg, konform rregullave të konventës evropiane të të drejtave të njeriut.

“Do ishte një absurd dhe një tregues i një papjekurie institucionale që unë mendoj që në këtë rast nuk do të ndodhë. Dhe vlerësoj që gjykata Kushtetuese do ta tregojë pjekurinë e vet institucionale. Madje, unë mendoj që për fat të keq ne kemi shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese, sepse gjykatat e mëposhtme duhet të kishin treguar të njëjtën pjekuri kushtetuese në mënyrë që ne të mos shkonim kaq larg. Megjithatë, edhe nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese nuk do e marrë në konsideratë kërkesën, që në gjykimin tonë është e parrëzueshme nga pikëpamja kushtetuese, ne do shkojmë menjëherë në Strasburg, duke shfrytëzuar çdo kanal shpejtësie që na lejon konventa europiane e të drejtave të njeriut, për ta marrë në shqyrtim sa më shpejt kërkesën tonë”, deklaroi ai.

Vendimi për kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj do të jepet në seancën e ardhshme të 29 majit. Kjo është hera e dytë që Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila vitin e kaluar e konfirmoi në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.