Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 100.09 ▲1.86%
ARI 4,514 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,308 ▼ -0.32% ETH $2,115 ▼ -0.82% XRP $1.3691 ▼ -0.3% SOL $85.9300 ▲ +1.01%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.09 ▲1.86 % ARI 4,514 ▼0.46 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.09 ▲1.86 % ARI 4,514 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Kronika

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Kam 3.5 mln euro të ardhura, i justifikoj me dokumente bankare

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, u paraqit këtë të enjte në GJKKO, ku dha dëshminë e tij në procesin gjyqësor që lidhet me konfiskimin e 34 pasurive të lidhura me Ervis Martinaj dhe persona të afërt me të, me një vlerë të përllogaritur rreth 10 milionë euro.

Gjatë dëshmisë së tij para trupës gjykuese, Mustafa Martinaj foli për aktivitetin e tij ndër vite, duke deklaruar se të ardhurat e familjes janë krijuar nga bizneset dhe aktivitetet private që ka zhvilluar prej fundit të viteve ’90.

“Jam me profesion ekonomist. Kam pësuar një aksident në fund të viteve ’90, shumë të rëndë. Jam kuruar në Romë dhe pas rikthimit në Shqipëri kam filluar punë si drejtor i Dhomës Gjyqësore në Laç, Lezhë dhe Mirditë. Pas ’97-ës jam marrë me aktivitet privat. E kam nisur me një kancelari dhe fotokopje, jam marrë për 3 vjet me kambizëm. Kam filluar punë si administrator ekskluziv i UBT-së në rrethin e Laçit me 3 pika. Kam punuar në Mirditë, Mat dhe Fushë-Krujë, me punë voluminoze dhe të ardhura të jashtëzakonshme. Kemi parasysh kohën, luftën e Kosovës dhe remitancat shumë të larta. Kam qenë në gjithë Shqipërinë, kam pasur ekskluzivitet në 4 rrethe. Ervisi ishte në vitin e tretë të gjimnazit, motrat edhe më të vogla. Gjatë kësaj kohe më ka ecur shumë mirë puna. UBT është edhe sot në aktivitet, mund ta verifikoni”, tha ai.

Mustafa Martinaj tha se ka 3.5 mln euro të ardhura dhe se gjithçka e justifikonte me dokumente bankare, por pretendoi se jo i gjithë aktiviteti i tij financiar është pasqyruar në dokumentacionin zyrtar.

“Në 2007 kam punuar si administrator i Union Bank në Laç, por edhe në shërbimet bankare. Nga ky aktivitet kam pasur rreth 60 mijë dollarë të ardhura, dytësore për mua. Të gjitha aktivitetet e mia, në një periudhë shumë të vështirë, z. Kryetar, janë sulmuar padrejtësisht. Banka e Kursimeve, që ka pasur aktivitetin kryesor, nuk ekziston dhe s’ka asnjë dokument, bankat e tjera kryesisht gjithashtu.

As 30% e aktivitetit tim nuk është pasqyruar. Kam rreth 3.5 milion euro të ardhura, me rreth 6 milion kredi; këto jam në gjendje t’i vërtetoj me vendimet e bankës. Për shoqërinë UBT janë deklaruar një pjesë e madhe. Kam blerë përmes bankës “Arbëria”. Kam marrë kredi bankare për këtë punë. Për secilin nga rastet veprimet janë me bankë. Mund t’ju paraqes dokumentet në çdo moment. Familja ime përbëhet nga unë, bashkëshortja, dy vajzat dhe i ndjeri djali që s’është më. Më vjen turp që vij për lecka e për tulla dhe nuk jam thirrur njëherë nga ana juaj. Kam dhënë deklarime, nga ana juaj asnjë sinjalizim”, tha ai.

Në tetor 2025, ai kërkoi në Gjykatën e Lezhës që Ervis Martinaj të shpallet zyrtarisht i zhdukur, por ende nuk ka vendim. Ndërkohë, për SPAK, Martinaj vijon të konsiderohet i gjallë në mungesë provash ndryshe.

Ervis Martinaj, një emër i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptarë, prej tetorit 2025 është shpallur zyrtarisht i zhdukur, ndërsa babai i tij, Mustafa Martinaj, është shprehur më herët se autoritetet nuk po bëjnë përpjekje për zbardhjen e fatit të djalit të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.