Babai përdhunon vajzën e mitur, arrestohet
Babai përdhunon vajzën e vet 15 vjeçe. Ngjarja e rëndë është shënuar në Dibër ndërsa 46 vjeçari është arrestuar pas 12 orëve kërkimesh e ndjekjesh nga policia.
Ja njoftimi i policisë
Më datën 18.08.2016 mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative se në një fshat të Njësisë Administrative Kastriot, një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike, efektivat e policisë kanë shkuar menjëherë ku ka rezultuar se:
E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj.
Nga veprimet paraprake Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini.
Ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje ku ka rezultuar se:
Më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji , i cili është edhe babai biologjik i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.
Efektivët e Policisë të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë krehjen e territorit si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjezit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në Njesinë Administrative Kastriot Dibër, për veprën penale ‘Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.
Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko- ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale. Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e Prokurorit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër.