☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.25 ▼0.3%
ARI 4,075 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,054 ▼ -4.46% ETH $2,238 ▼ -6.32% XRP $1.1898 ▼ -8.68% SOL $90.2700 ▼ -5.13%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,075 ▼0.93 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,075 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Seria A

Baggio: E vuaj ende penalltinë e 1994-ës, nuk doja të transferohesha te Juventusi

Roberto Baggio rrëfeu një nga plagët më të mëdha të karrierës së tij; penalltinë e humbur në finalen e Botërorit 1994 ndaj Brazilit. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, legjenda italiane tha: “U ndjeva fajtor karshi gjithë italianëve. Nuk kisha goditur kurrë një penallti mbi traversë. Ndjeja një turp të pafund, doja të zhdukesha. Me kalimin e kohës mëson të jetosh me të, por ajo plagë nuk mbyllet kurrë. E vuaj ende atë penallti”.

Baggio foli edhe për raportin me Arrigo Sacchi gjatë Botërorit: “Më tha se isha për Italinë si Maradona për Argjentinën, por më zëvendësoi kundër Norvegjisë. Maradonën nuk do ta hiqnin kurrë”. Për mungesën në Botërorin 2002 nga Giovanni Trapattoni, ai tregoi: “Kisha punuar çmendurisht, por më tha: Kam frikë se mund të lëndohesh”.

Ish-fituesi i “Topit të Artë” kujtoi edhe momentet më të vështira; dëmtimin e rëndë në gju kur ishte i ri dhe transferimin e debatueshëm nga Fiorentina te Juventusi në vitin 1990. “Nuk e doja transferimin, por ndihesha fajtor”, – tha ai. Në fund, Baggio theksoi rëndësinë e budizmit në jetën e tij: “Ishte streha ime dhe më dha forcë të mos dorëzohesha kurrë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.