☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.25 ▼0.3%
ARI 4,075 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,054 ▼ -4.46% ETH $2,238 ▼ -6.32% XRP $1.1898 ▼ -8.68% SOL $90.2700 ▼ -5.13%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,075 ▼0.93 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,075 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

Ndotja akustike është një problematikë që po ndikon gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke u marrë qetësinë dhe duke shkaktuar pagjumësi, stres e lodhje. Për këtë shqetësim foli eksperti i ndotjes akustike, Imeldi Sokoli, i ftuar këtë të premte, më 6 nëntor, në emisionin “Aldo Morning Show”, ku ndau rezultatet e matjeve të kryera në disa qytete të Shqipërisë dhe pasojat që sjell ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zhurmave.

Sokoli tha se në 60% të matjeve të kryera gjatë ditës në qytetet shqiptare tejkalohet kufiri prej 55 decibel, ndërsa gjatë natës norma e lejuar është 45 decibel.

“Ne matjet tona i bëjmë në çdo vit në gjashtë qytete të Shqipërisë për nëntë vite. Kemi tashmë nëntë vite që realizojmë matjet tona, janë rreth 300 pika në qytetin e Tiranës dhe nga 100 pika në pesë qytetet e tjera që maten gjatë ditës dhe gjatë natës. Në të gjitha qytetet që ne kemi zhvilluar matje, në 60% të rasteve kalohet kjo shifër apo ky nivel me 55 decibel.”

Eksperti renditi disa prej burimeve kryesore të ndotjes akustike në qytetet shqiptare, duke veçuar zhurmat e motorëve, fishekzjarrët dhe muzikën e lokaleve, të cilat shqetësojnë veçanërisht banorët gjatë natës.

“Për sa i përket ditës, zhurmat kryesisht orientohen drejt akseve kryesore rrugore ku zhurma që prodhohet nga makinat, nga lëvizja, nga kantieret apo edhe nga evente të tjera. Problemi më i madh që ne konstatojmë në kuadër të zhurmave janë aktivitetet sporadike që ndodhin gjatë natës, siç është muzika apo problemi shqetësues i xhirimit të gomave të motorëve, që janë probleme që zgjasin shumë pak në kohë, por janë probleme që shqetësojnë dhe krijojnë ndotje akustike. Apo edhe fishekzjarrët për çdo ditëlindje të mundshme në orën 12:00.”

Sokoli shpjegoi se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zhurmave ndikon në rritjen e stresit të përditshëm, lodhjen dhe mungesën e përqendrimit. Ai e cilësoi këtë fenomen si pjesë të stresit urban, që ndikon edhe në shëndetin e qytetarëve.

“Duhet të kuptojmë qartë që ekspozimi në mënyrë sistematike ndaj edhe zhurmave që janë brenda një kufiri të lejuar është normalisht i dëmshëm dhe rrit stresin e përditshëm apo problemet që lidhen më pas me lodhjen në ambientet e përditshme që ne përdorim. Kjo është ajo që lidhet me stresin urban. Njeriu bëhet shumatore e mbledhjes së zhurmave të ditës. Qendrat urbane ndikojnë në ekspozimin e njeriut drejt sëmundjeve kronike dhe problemeve të shëndetit.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.