☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.25 ▼0.3%
ARI 4,075 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,054 ▼ -4.46% ETH $2,238 ▼ -6.32% XRP $1.1898 ▼ -8.68% SOL $90.2700 ▼ -5.13%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,075 ▼0.93 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,075 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

ROMË – Papa Leone XIV nis turin 12-ditor në Amerikën e Jugut

ROMË, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Papa Leone XIV u nis sot drejt Amerikës së Jugut për një vizitë 12-ditore në Uruguai, Argjentinë dhe Peru, në udhëtimin e tij të parë në këtë rajon që prej zgjedhjes në krye të Kishës Katolike.

Vizita pritet të tërheqë miliona besimtarë, pasi Ati i Shenjtë do të rikthehet në vende, me të cilat ka lidhje të veçanta personale dhe ku kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij si misionar.

Udhëtimi vjen vetëm pak javë pasi 71-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një tumori në mushkërinë e djathtë, më 13 tetor.

Sipas Vatikanit, papa Leone është rikuperuar plotësisht nga operacioni dhe nuk ka nevojë për masa të veçanta mjekësore gjatë udhëtimit.

I lindur në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, papa Leone XIV kaloi disa dekada në Peru, ku shkoi fillimisht si misionar në vitet 1980.

Më vonë shërbeu edhe si ipeshkëv i qytetit të Çiklayos, nga viti 2015 deri në vitin 2023, si dhe mori shtetësinë peruane.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, e cilësoi këtë udhëtim si një rikthim në vendet, ku papa ka jetuar për shumë vite dhe me të cilat ruan lidhje të forta personale.

Në audiencën e përgjithshme të së mërkurës në Sheshin e Shën Pjetrit, papa tha se shpresonte që kjo vizitë, të ndihmonte në forcimin e besimit, ripërtëritjen e shpresës dhe nxitjen e solidaritetit.

Gjatë vizitës, papa Leone do të përshkojë rreth 31,000 kilometra, do të ndalet në 10 qytete dhe do të mbajë 36 fjalime.

Programi parashikon 14 fluturime dhe një sërë takimesh zyrtare, ceremonish fetare dhe meshash publike.

Ai do të qëndrojë në Uruguai deri më 8 nëntor, ku do të vizitojë Montevideon, Paysandun dhe Floridën.

Më pas do të udhëtojë drejt Argjentinës, ku do të qëndrojë nga 8 deri më 11 nëntor.

Në këtë vend do të vizitojë Buenos Airesin, Kordobën dhe Luhanin.

Gjatë qëndrimit do të takohet edhe me presidentin argjentinas, Javier Milei.

Pjesa e fundit dhe më e gjatë e udhëtimit do të zhvillohet në Peru, ku Papa do të vizitojë Limën, Çiklayon, Kuskon dhe Pukallpën.

Ai do të rikthehet kështu në vendin, ku shërbeu për shumë vite si prift misionar dhe më pas si ipeshkëv.

Vizita në Uruguai ka një rëndësi të veçantë, pasi ky vend nuk ka pritur një papë që prej vitit 1988.

Edhe Argjentina nuk ka pasur një vizitë papale që prej vitit 1987.

Papa Françesku, paraardhësi i Leones XIV dhe me origjinë argjentinase, nuk u kthye asnjëherë në vendlindjen e tij gjatë kohës që drejtoi Kishën Katolike.

Përveç takimeve fetare, pritet që papa të trajtojë edhe çështje të rëndësishme politike dhe shoqërore me të cilat përballet rajoni.

Sipas Vatikanit, në fjalimet e tij do të ketë mesazhe për mbrojtjen e mjedisit, trafikimin e armëve dhe paqëndrueshmërinë politike.

Në Argjentinë, takimi me presidentin Javier Milei pritet të tërheqë vëmendje të veçantë.

Milei konsiderohet një aleat i afërt i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kritikuar më herët Papën për qëndrimet e tij ndaj luftës me Iranin.

Në Uruguai, një nga vendet më laike të Amerikës Latine, vizita shihet si një mundësi për Kishën Katolike që të forcojë lidhjet me besimtarët.

Kisha përballet prej vitesh, me rënie të numrit të ndjekësve, ndërsa komunitetet ungjillore po zgjerohen në rajon.

Gjatë udhëtimit, papa do të zhvillojë gjithashtu takime me persona, që kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale nga klerikë të Kishës Katolike.

Papa pritet të kthehet në Romë më 17 nëntor./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.