🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,648 ▼1.41%
DOW 52,747 ▼0.21%
NASDAQ 26,011 ▼2.59%
NAFTA 98.92 ▲1.82%
ARI 4,060 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,084 ▼ -4.18% ETH $2,366 ▼ -5.94% XRP $1.3125 ▼ -5.28% SOL $103.3600 ▼ -4.82%
S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 % S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla thekson se shumica e qytetarëve shqiptarë dhe vlonjatë e mbështesin projektin në Vlorë.

Balla ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga diskutimet të zhvilluara dje me të rinj, ku thotë se ndahu mendime për integrimin, rolin e zgjedhjeve në demokraci.

Kreu i grupit parlamentar të PS po ashtu vë në dukje se janë mbi 3 milionë shqiptarë që s’kanë dalë në protestë dhe që duhet të dëgjohen e përfaqësohen.

“Shumica e qytetarëve shqiptarë, qoftë në Shqipëri, qoftë në diasporë, e mbështesin projektin në Vlorë. Madje gjëja më e bukur është që Vlonjatët e mbështesin, edhe shumica e vlonjatëve e mbështet. Se dikush thotë, zëri i protestuesve duhet dëgjuar. Mënyra se si dëgjohen njerëzit janë zgjedhjet. Pra në demokraci, zgjedhjet janë mënyra e dëgjimit të njerëzve. Zgjidhesh për një mandat 4-vjeçar, ke mbështetjen e popullit, duke punuar me bindjen që në fund të 4 viteve do bësh prapë provimin dhe pastaj do kërkosh prapë mbështetje. Të thuash kanë dalë 1 mijë vetë, 2 mijë, 5 mijë, 7 mijë, 10 mijë, dakord dakord, por ka 3 milionë e kusur të tjerë që s’kanë dalë, si do dëgjohen apo përfaqësohen”, shprehet Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.