☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 77.08 ▼0.27%
ARI 4,401 ▲2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,923 ▲ +0.77% ETH $1,916 ▲ +0.51% XRP $1.0236 ▼ -1.21% SOL $73.6700 ▲ +1.18%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.08 ▼0.27 % ARI 4,401 ▲2.37 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.08 ▼0.27 % ARI 4,401 ▲2.37 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
08 Aug 2026
Breaking
Opinion

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

Nga Frrok Çupi

Kur nisi revolta e socialistëve u duk sikur u kishte shkuar dhimbja në rrashtë për fatet e vendit. Nisën vajet me llahinga. Puthnin tokën dhe i flisnin në vesh: “O tokë që më mbajte zyrën, postin dhe hallallin. O tokë mos më tradhto!’

Lutu tokës e falu kokës.

-Do të na mbulojnë/ Plehrat e tokës/ Do të ngrihen këmbët/ T’i bien kokës”.

Deri këtu ishte Epopeja e Ballistëve, e Shefqet Musarajt.

Po plehrat e tokës socialiste?

Kryetarët e bashkive ‘që u bie plani’ të shemben, nisën të kërcënojnë popullin. “Tani që po shkrihet bashkia jonë, plehrat do t’ u mbulojnë!’. Në fakt poeti i Luftës e kishte fjalën për plehrat alegorikë ku përfshihen edhe njerëz, nëpunës, ballistë, mburravecë me pula.

Po koka ku do të bien këmbët, cila është?

Në rastin e socialistëve, koka e tyre është vetë kryetari, Edi Rama. I bëri kryetarë, i bëri nëpunës, u dha fonde, u bëri projekte dhe vetë Rilindjen urbane! U dha të drejtën të mburren si ‘socialistë europianistë’.

Kur ndodhi ndryshimi i bashkive sipas Ligjit për Reformën Territoriale, ata u bënë vetë balta e këmbës që t’ i bien kokës.

“Ku ka kokë këtu, koka jemi vetë!”, thërritën nëpër kotecë pulash që i quajtën mbledhje demokratike të popullit

‘Kotecë pulash’, jo si pezhorativ ballist, por si krahasim gati real. Sepse kur gjithë populli po ‘flinte’ në krahun tjetër, këta mblodhën nga dhjetë vetë, edhe kamera, dhe deklaruan se ‘ky është populli’. Dogjën çdo letër që ngjan me ngjyrë afërsisht të kuqe të Partisë Socialiste.

-Nëse nuk jam llups në arën e Partisë, e hedh poshtë teserën.

“Do bëjmë luftë/ De more de/ Si lum ti popull/ Mezi na ke”

Ky ishte fillimi i ‘epopesë’, dhe askush nuk e mori seriozisht. Ishte një budallallëk, s’kishe nga ta kapje.

Pastaj u kthye në barcoletë. Barcoletën e vulosi kryetarja e Bashkisë në Lushnjë. Ajo i bie që nuk ‘ shkrihet’. Madje Lushnja është ‘shteti’ i parë në botë që, pa luftuar, fitoi dalje në det. Doli para popullit dhe lëshoi fjalë triumfale “Shkrihet Divjaka, ne fitojmë dalje në det!’ Shtete si Bolivia ose Serbia kanë bërë luftëra të mëdha për një copë det, por asnjëherë nuk e arritën. Lushnja po.

Në të gjitha epokat ka pasur nëpunës qesharakë lokalë që kanë shërbyer si subjkete komike.

Komikja tregon sa marrëzi kultivohet në pushtetin e lokaleve.

Marrëzia është burimi i barcoletave, por edhe një tërheqje e pashoqe që magjeps njerëzit. Në Shkodër tregojnë se është vendi ku mbijnë e rriten më mirë. Me barcoleta është goditur diktatura e proletariatit, por edhe Balli.

Barcoleta e fundit, ‘socialiste’ duket sikur u krijua pikërisht për këta:

Njëri po vinte nga Bahcallëku për në Parrucë. Dihaste dhe shpejtonte mbi biçikletë.

-Ka po vjen, mer Mul?- e pyet shoku.

-Prej Urës së Bunës, a nuk sheh?

-Po pse nxiton, mer?

Tjetri u bezdis dhe iu kthye:

-Si të mos nxitoj! Nuk e more vesh? Ka marrë zjarm Buna.

Tjetri hyri në lagje dhe ndau lajmin shpejt. Nuk kaloi kohë dhe u panë njerëz me kova e lopata që u nisën për të shuar zjarrin në Bunë. Nga pasditja, kur Muli kishte fjetur gjumë, shikon njerëz që vraponin para derës së tij

-Ku po shkoni mer!?

-Si ku po shkojmë. A more vesh, ka marrë zjarr Buna!

Edhe ky mori lopatë e kovë dhe u nis për atje ku kishte mashtruar.

Socialistët ballistë morën vesh se ‘ mori zjarr pushteti’ dhe o burra të ikin. Morën vesh se në bulevardin e Tiranës kishin dalë disa mashtrues si personazhet e Molierit, që me një sqep flamingoje rrëzonin shtetin. Këta u mahnitën dhe lanë ç’ kishin në partinë socialiste. U rrëzuan të gjithë përtokë dhe u falën para gënjeshtrës.

Kishte marrë zjarr uji i lumit Buna dhe këta janë rrugës për atje.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.