☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,626 ▼0.69%
DOW 46,520 ▼0.34%
NASDAQ 22,073 ▼1.07%
NAFTA 97.96 ▲2.33%
ARI 5,037 ▼1.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,078 ▲ +1.19% ETH $2,101 ▲ +1.72% XRP $1.4002 ▲ +1.49% SOL $88.7000 ▲ +2.47%
S&P 500 6,626 ▼0.69 % DOW 46,520 ▼0.34 % NASDAQ 22,073 ▼1.07 % NAFTA 97.96 ▲2.33 % ARI 5,037 ▼1.73 % S&P 500 6,626 ▼0.69 % DOW 46,520 ▼0.34 % NASDAQ 22,073 ▼1.07 % NAFTA 97.96 ▲2.33 % ARI 5,037 ▼1.73 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ballkani Perëndimor, mirëqënien më të ulët në Europë

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë treguesit me të ulët për sa i përket mirëqënies. Shqipëria dhe vendet e rajonit renditen të fundit në Europë sipas studimeve nga The Boston Consulting Group (BCG).

BCG ka zhvilluar një nga mënyrat më të mira për të matur “mirëqenien e qëndrueshme” bazuar mbi 44 tregues të ndryshëm, të cilët janë grupuar në tre grupe të mëdha. Ky institut e mat mirëqenien duke u mbështetur mbi ekonominë, investimet dhe qëndrueshmërinë e një vendi.

Në renditjen Europiane, në krye të klasifikimit janë vendet Skandinave me 100 pikë, vendet e Beneluksit 95 pikë , Gjermania 93.6 pikë, si dhe Zvicra dhe Austria me përkatësisht 91.1 dhe 92.7 pikë.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet pas Serbisë me 50 pikë, ndërsa Maqedonia është në fund të klasifikimit me 42.9 pikë.

Në kontrast nga vendet e Europës Perëndimore, të cilat bëjnë pjesë në 10 vendet me treguesit më të mirë nëbotë, vendet e Ballkanit Perëndimorë janë në fund. Por, pse ka kaq shumë diferenca brenda një kontinenti?!

Norvegjezët janë të kënaqur me prespektivën e vendeve të punës, me cilësinë e shtëpive dhe ndihen të sigurtë në një vend ku krimi është i ulët. Ata e rendisin mjedisin si një prej faktorëve më domethënës të mirëqenies së tyre.

Gjermania, me 93.6 pikë, dominon vendet e bllokut qendror, të cilët gjithashtu kanë tregues të lartë në hartën e vendeve europiane. Popullsitë e vendeve fqinje si Austria, Zvicra, Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda plotësojnë listën e vendeve europiane më të dëshirueshëm për të jetuar.

Në raport, gjithashtu, citohet se mirëqenia është kryesisht e lidhur me pasuritë e një vendi dhe me normat e rritjes së PBB-së. Në këto drejtime, Shqipëria ka tregues të mirë të konvertimit të pasurisë në mirëqenie, ndërsa Kroacia, Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina po konvertojnë rritjen ekonomike në mirëqenie, sipas studimit të BCG.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.