Banesa përfshihet nga flakët, brenda gruaja me tre fëmijët
Banesa e një qytetari në Sarandë u përfshi nga flakët mesditën e sotme, duke rrezikuar jetën e gruas dhe tre fëmijëve.
Policia njofton se rreth orës 12:30, në lagjen nr.3 Sarandë, në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit A.O.
Shërbimet e Policisë janë afruar në këtë lagje dhe me ndihmën e shërbimeve zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e familjarëve nga banesa si dhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Në banesë ndodhej shtetësia S.O., rreth 34 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A.O) bashkë me 3 vajzat e tyre, të moshave përkatëse: 3, 6 dhe 7 vjeçare.
Të tre fëmijët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, ndërsa shtetësia S.O., është dërguar në Spitalin e Sarandës nga shqetësimet që ka pësuar për shkak të asfiksimit por jashtë rrezikut për jetën.
Flakët e zjarrit kanë dëmtuar pothuajse të gjitha orenditë shtëpiake të kësaj banese. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.