Ekonomia

Banka e Shqipërisë e angazhuar për zgjidhjen e çështjes së kredive me probleme

Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar dhe e vendosur t’i japi zgjidhje përfundimtare çështjes së kredive me probleme, pasi vetëm në këtë mënyrë do të krijohen sinergjinë e duhura për t’i dhënë një frymëmarrje të re proçesit të kreditimit të ekonomisë.

Godina qendrore e Bankes se Shqiperise
Godina qendrore e Bankes se Shqiperise

Ekspertët e fushës bankare, mendojnë se për këtë çështje kërkohet një angazhim i të gjithë aktorëve të linjës. Me keshillën e FMN-së, një grup ndërministror pritet të japë përgjigjen si mund të zbritet nga niveli 25% i kredisë me probleme.Sorry, there are no polls available at the moment.

Sipas ekpertëve, dy janë problemet kryesore: proçedurat e zgjatura për të arritur tek ezkekutimi i kolateralit, dhe pamundësia e shitjes së pronës kolateral. Për këtë arsye, ekonomistët mendojnë se duhen gjetur mënyra të reja, që shmangin gjykakat, ndërsa pronat që nuk shiten të adiministrohen nga kompani të veçanta. Ekspertet sygjerojnë se, duhet kushtuar vemendje rishikimit te kontratave të shtrira në kohë, duke i parë kreditë rast pas rasti. Për rreth 12 % të totalit të kredive, që raportohen të humbura, bankat nuk kanë më shpresë të marrin diçka. Ndaj mendojne ata duhet te behet një fshirje e pjesshme e kredive të humbura. Për të mos krijuar kredi të reja me probleme një pjesë e mirë e përgjegjësisë bie mbi vetë bankat. Ato, sugjerohet të jenë me të kujdeshme në vlerësimin e riskut për ktihim e huase. Banka e Shqipërisë ështe duke hartuar një plan të posaçëm, përmes të cilit synojnë të zgjidhin përfundimisht ngërçin e kredive të këqija.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button