⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.44 ▼0.47%
ARI 4,041 ▼1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,717 ▼ -2.08% ETH $2,049 ▼ -4.03% XRP $1.0575 ▼ -3.91% SOL $83.0300 ▼ -4.5%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.44 ▼0.47 % ARI 4,041 ▼1.8 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.44 ▼0.47 % ARI 4,041 ▼1.8 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
11 Nën 2026
Breaking
Kategoria e Pare

Barazimi i dibranëve ndaj Flamurtarit, trajneri Mziu: Kampionat i fortë, gjithçka vendoset në fushë

Trajneri i Korabit, Sokol Mziu, e cilësoi të pranueshëm barazimin 0-0 ndaj Flamurtarit dhe theksoi se diferencat e vogla në renditje e mbajnë të hapur garën për gjashtëshen e parë.

Korabi duket se e ka pranuar me kënaqësi pikën e marrë në shtëpi ndaj Flamurtarit, edhe pse objektivi i dibranëve ishte fitorja. Pas barazimit pa gola, trajneri Sokol Mziu ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij, duke e cilësuar përballjen si një ndeshje dramatike, ku të dyja ekipet kërkuan tri pikët deri në fund.

Tekniku dibran vlerësoi grintën dhe sakrificën e lojtarëve të tij, por nuk la pa përmendur edhe cilësitë e kundërshtarit, të cilin e konsideron një nga pretendentët kryesorë të kampionatit. Mziu e sheh të pranueshëm barazimin, ndërsa sa i përket objektivit për t’u renditur mes gjashtë skuadrave të para, beson se gjithçka mbetet e arritshme.

Sipas tij, diferencat në renditje janë të vogla dhe dy fitore radhazi mund të ndryshojnë ndjeshëm pozitat e Korabit.

“Normalisht që ishte një ndeshje dramatike, ku të dyja skuadrat luftuan për fitore dhe asnjëra nuk e dëshironte këtë rezultat të barabartë. Në futboll dihet që janë të mundshme të tria rezultatet, por kjo ishte një ndeshje e luftuar që nga minuta e parë deri në të fundit. Falënderoj çunat për grintën dhe sakrificën që treguan.

Kishim përballë një ekip mjaft cilësor, që mund të ketë pothuajse 20 lojtarë të të njëjtit nivel. Por edhe ne kemi një skuadër cilësore dhe përballë kishim një nga pretendentët kryesorë të kampionatit. Edhe pika është e pranueshme. Ne tentuam për fitore, por edhe Flamurtari nuk qëndroi prapa, lëvizi dhe goditi, ndërsa edhe ne krijuam rastet tona.

Gjithsesi, ky barazim është i pranueshëm. Sa i përket objektivit për gjashtëshen e parë, të them të drejtën është krijuar një distancë mes gjashtë ekipeve të para dhe gjashtë të tjerave, por diferencat nuk janë të mëdha. Ato lëvizin me tri apo katër pikë, të cilat janë plotësisht të rikuperueshme për ne. Me dy fitore, hyrja në gjashtëshen e parë është plotësisht e arritshme.

Situata është e tillë që me një fitore mund të ngjitesh në vendin e tretë apo të katërt, ndërsa me një humbje mund të zbresësh disa pozicione më poshtë. Prandaj them se kemi një kampionat të fortë, ku shumë skuadra janë më cilësore se sezonin e kaluar. Ndeshja e ardhshme është me Sopotin në transfertë. Ne gjithmonë luajmë për tri pikë, si në transfertë, ashtu edhe në fushën tonë, por gjithçka vendoset në fushë”, u shpreh Sokol Mziu për mediat pas barazimit 0-0 me Flamurtarin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.