Gola të rrallë për futbollin shqiptar, Kukësi jep leksion në Kategorinë e Parë
Futbolli shqiptar në këto vite shpesh ka vuajtur mungesën e cilësisë, apo më saktësisht të organizimit të ideve ashtu siç e kërkon loja moderne. E thënë më qartë, gjërat shpesh janë rastësore dhe jo të mirëmenduara.
Por goli i shënuar nga Kukësi në ndeshjen ndaj Sopotit, tregon se me punë, edhe fytyra e futbollit tonë mund të ndryshojë.
Goli i dytë i shënuar nga verilindorët në ndeshjen e fundjavës është një manual i mirëfilltë futbolli, me 16 pasime deri në finalizimin e tij dhe me shumë lëvizje në gjysmëfushën kundërshtare deri në krijimin e rastit që çoi drejt portës Bespall

Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.