⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.44 ▼0.47%
ARI 4,041 ▼1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,717 ▼ -1.99% ETH $2,049 ▼ -3.9% XRP $1.0577 ▼ -3.62% SOL $83.0500 ▼ -4.27%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.44 ▼0.47 % ARI 4,041 ▼1.8 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.44 ▼0.47 % ARI 4,041 ▼1.8 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
11 Nën 2026
Breaking
Kategoria e Pare

Kategoria e Parë/ Kadiu: Kukësi të vazhdojë kështu, fitore me peshë ndaj Sopotit

Trajneri Bledi Kadiu vlerësoi fitoren 2-0 ndaj Sopotit në javën e dhjetë dhe kërkoi vazhdimësi, me Kukësin vetëm tri pikë larg kreut të Kategorisë së Parë.

Kukësi ka marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Sopotit, duke konfirmuar momentin pozitiv dhe ambiciet për t’u afruar me kreun e renditjes. Triumfi 2-0 në javën e dhjetë i ka dhënë një tjetër shtysë verilindorëve, të cilët tashmë janë pjesë e grupit të skuadrave që ndjekin Ilirinë kryesuese. Kukësi, së bashku me Bylisin dhe Besën, ndodhet vetëm tri pikë larg vendit të parë, duke e mbajtur plotësisht të hapur garën për kreun e Kategorisë së Parë.

Trajneri Bledi Kadiu është shfaqur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, duke vlerësuar jo vetëm rezultatin, por edhe mënyrën se si lojtarët e menaxhuan një përballje të vështirë. Tekniku verilindor e kishte vlerësuar paraprakisht Sopotin si një kundërshtar të rrezikshëm, veçanërisht në transfertë, ku librazhdasit kanë treguar se dinë të shënojnë dhe të vënë në vështirësi çdo ekip.

Kadiu theksoi se çelësi i suksesit ishte ekuilibri mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse, pasi kundërshtari kishte një kundërsulm të shpejtë dhe mjaft të rrezikshëm. Për trajnerin, fitorja në shtëpi ishte edhe një detyrim ndaj tifozëve, ndërsa objektivi i radhës është vazhdimësia, për të mos humbur kontaktin me kreun. Edhe pse Kukësi u mposht në Vlorë nga Flamurtari, Kadiu vlerëson se skuadra kishte bërë një paraqitje të mirë dhe po i përgjigjet pozitivisht kërkesave të tij.

DEKLARATA – “Ishte një ndeshje e vështirë dhe shumë e bukur. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, aq më tepër kur merr tri pikët dhe vijon ecurinë pozitive. Kjo ishte një përballje shumë e rëndësishme dhe e vështirë, pasi Sopoti është një kundërshtar i fortë. Ecurinë më të mirë e ka pikërisht në transfertë, ku ka shënuar tre gola në Burrel, dy në Pogradec, dy në Lezhë dhe gjithashtu ka gjetur rrugën e rrjetës në Ballsh. Pra, është një ekip që ka shënuar shumë gola jashtë fushe dhe edhe ndaj nesh u pa se ishte një kundërshtar mjaft i fortë. E vetmja gjë që u kërkova lojtarëve ishte që, pavarësisht se kemi një sulm të konsoliduar, të tregoheshim të kujdesshëm edhe në prapavijë, pasi Sopoti ka një kundërsulm shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm. Fatmirësisht ia dolëm me sukses. Është një detyrim për Kukësin të fitojë në fushën e vet, përpara tifozëve tanë, dhe për këtë jam shumë i kënaqur. Tani detyra jonë është të vazhdojmë me këtë ecuri pozitive. Kemi pësuar një humbje në Vlorë ndaj Flamurtarit, ku gjithsesi zhvilluam një lojë të mirë. Ekipi po më përgjigjet dhe jam shumë i kënaqur me lojën e Kukësit”, u shpreh trajneri Bledi Kadiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.