☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,827 ▼ -0.07% ETH $2,237 ▲ +0.25% XRP $1.1624 ▼ -2.06% SOL $89.7000 ▼ -0.74%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Barça “bastis” Inter, pas Bastonin fut edhe Martinez në listën e dëshirave

Në Barcelonë janë bërë gati për festën e titullit në La Liga, me tifozët që shpresojnë shumë të vijë më 10 maj përballë Realit në “El Clasico”, por në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojnë prej kohësh për të planifikuar sezonin e ri. Hapi i parë është zyrtarizimi i rinovimit të kontratës me […]

Në Barcelonë janë bërë gati për festën e titullit në La Liga, me tifozët që shpresojnë shumë të vijë më 10 maj përballë Realit në “El Clasico”, por në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojnë prej kohësh për të planifikuar sezonin e ri. Hapi i parë është zyrtarizimi i rinovimit të kontratës me Hansi Flick, në këtë pikë nuk ka më asnjë dyshim pas deklaratës së fundit, ku tekniku gjerman shprehu hapur dëshirën e tij për të rinovuar kontratën.

Detyra e parë e Flick dhe stafit drejtues është të përforcojnë repartin e mbrojtjes, ku Bastoni ka qenë dhe mbetet objektivi i tyre kryesor. Në lidhje me fazën sulmuese, në Barcelonë është rikthyer të qarkullojë edhe një herë fuqishëm emri i Lautaro Martinez. “Demi” është një dëshirë e vjetër e Barçës, një profil që pëlqehet shumë, si për faktin që garanton gola, ashtu edhe për eksperiencën e tij të madhe.

Sipas mediave spanjolle, pavarësisht se Martinez është një emër që i tundon shumë, kapiteni i Inter është një plan B pasi objektivi i tyre kryesor ka qenë dhe mbetet Julian Alvarez. Në shtëpinë e Barçës janë të vetëdijshëm se t’i rrëmbejnë Atletico Madrid sulmuesin argjentinas nuk është e lehtë, për këtë arsye kanë vendosur edhe Lautaro Martinez në listën e dëshirave.

Sigurisht, blerja e mundshme e Martinez apo edhe e Bastonit, janë lëvizje me kosto shumë të lartë, por Barça shpreson të minimizojë shpenzimet duke nxjerr në shitje lojtarë si Jules Kounde dhe Ronald Araujo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.