☁️
Tiranë 19°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,084 ▲ +0.5% ETH $2,509 ▲ +0.88% XRP $1.4040 ▲ +1% SOL $109.9300 ▲ +0.13%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Bardhi del në mbrojtje të Erion Braçes për votën në Kuvend ndaj reformës territoriale!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për debatin e krijuar rreth votës së Erion Braçes për Hartën e Re Territoriale, duke e zhvendosur vëmendjen te përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e 15 bashkive.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se Braçe ishte i vetmi deputet socialist që kundërshtoi publikisht hartën e re dhe argumentoi kundër saj në seancën plenare. Sipas tij, vëmendja e medias nuk duhet të përqendrohet te vota e deputetit socialist, ndërsa përgjegjësia kryesore, sipas tij, i takon kryeministrit.

Ai akuzon Ramën se ka imponuar një vendimmarrje që, sipas opozitës, rrezikon të thellojë shpopullimin dhe të largojë më tej shërbimet nga qytetarët. Në reagimin e tij, Bardhi përmend edhe Belinda Ballukun, duke e cilësuar votën e saj si pjesë të mbështetjes parlamentare për kryeministrin.

Reagimi

Edi Rama po shpopullon Shqipërinë dhe po braktis shërbimin ndaj qytetarëve! Ky është shqetësimi me të cilin duhet të merremi të gjithë, të djathtë, të majtë dhe pa parti.

Megjithatë, prej dy ditësh, mediat merren me votën e 85-të, atë të Erion Braçes, i cili, në fakt, ishte i vetmi deputet i grupit parlamentar të PS-së që ngriti zërin dhe argumentoi kundër Hartës së Re Territoriale në seancë plenare.
Ndërkohë, të tjerët, edhe pse po u shkriheshin bashkitë qytetarëve që u kishin besuar mandatin e deputetit, zgjodhën të heshtnin. Janë 13 deputetë të bashkive që preken nga harta territoriale, të cilët nuk guxuan të flisnin as në mbledhjet e mbyllura të grupit parlamentar dhe as publikisht. Me vetëdije, refuzuan të bëheshin zëri i qytetarëve, qoftë në seancë plenare, qoftë në mbledhjet e grupit të tyre parlamentar.

Prandaj, përgjegjësia për shkrirjen e 15 bashkive dhe për një hartë territoriale që thellon shpopullimin e vendit nuk mund t’u faturohet atyre që ngritën zërin kundër brenda PS-së.

Përgjegjësi kryesor është Edi Rama. Ai është ideatori dhe mbështetësi politik i këtij akti antikombëtar. Të tjerët, në këtë vendimmarrje, u mjaftuan të vepronin si kartona votimi. Përfshirë Belinda Ballukun, votën e 84-t, e cila është e akuzuar për korrupsion dhe, në vend që të japë llogari para drejtësisë, vijon të jetë pjesë e sallës së Parlamentit, me mbështetjen e Edi Ramës.

Pas tij, përgjegjësia bie mbi 13 deputetët e 15 bashkive që preken nga harta territoriale dhe që votuan pro, ndërkohë që qytetarët që i kanë votuar ishin kundër.

Prandaj, debatin duhet ta mbajmë aty ku duhet: jo te zërat kundër brenda PS-së, por te ai që jep urdhrat dhe kërkon bindje pa kushte. Është Edi Rama ai që duhet të japë llogari për shkrirjen e 15 bashkive në Shqipëri, për pasojat që ky vendim do të ketë te qytetarët dhe për interesat që qëndrojnë pas tij.
Shqipëria nuk ka nevojë për një pushtet që shuan bashkitë dhe largon qytetarët, por për një qeverisje që u shërben atyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.