Kronika

Bari, kapet gomonia me 1,5 tonë hashash. Arrestohen dy skafistë shqiptarë

Forcat e Guardia di Finanza kanë bllokuar pas një ndjekjeje të gjatë në ujrat e Mola di Bari një gomone me mbi 1,5 tonë marijuanë. Në pranga kanë përfunduar dy skafistët shqiptarë, 31 dhe 26 vjeç, të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Nëse kjo sasi droge do të kishte përfunduar në treg, thotë shtypi italian, atëherë prej saj do të ishin përfituar rreth 15 milionë euro.
Gomonia ishte rreth 10 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm. Ajo u pikas në det nga reparti aerodetar GdF, i cili i kërkoi drejtuesve të mjetit të ndalonin, por skafistët vazhduan lundrimin, çka solli dhe ndjekjen e tyre spektakolare nëpër zonë.
Edhe në rastin e fundit, u aktivizua bashkëpunimi tashmë i stabilizuar mes autoritetet policore shqiptare, thonë mediat e vendit fqinj, përmes zyrës së kufirit detar të Guardia di Finanza në Durrës. Që nga fillimi i vitit, në rrugët detare janë sekuestruar mbi 32 tonë marijuanë e janë arrestuar 47 skafistë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button