Politika

Basha: Deklarata e Lu, thikë në shpinë për Reformën. Llalla të vijojë punën

Për Lulzim Bashën nuk ka krizë të zgjedhjes së kryeprokurorit, por krizë të dhunimit të kushtetutës. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha deklaroi se nuk mund të ketë kryeprokuror që nuk ka kaluar vettingun dhe se ai zgjidhet me 3/5 nga Kuvendi, pas propozimit të KLP.

Nuk kemi krizë të zgjedhjes së kryeprokurorit, por kemi krizë të dhunimit të kushtetutës dhe të bllokimit të reformës në drejtësi. Duhet të marrin fund propozimet e pazareve politike në kurriz të kushtetutës, deklaroi kryetari i PD.

Me kushtetutë në dorë, Basha lexoi nenët në lidhje me prokurorin e përgjithshëm

Prokurori i përgjithshëm zgjidhet me 3/5 e Kuvendit, për një mandat 7 vjeçar. Kandidaturat duhet të propozohen nga KLP. KLP përzgjedh dhe rëndit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell kuvendit. Mbarimi i mandatit të kryeprokurorit deklarohet me vendim të KLP. Vetëm KLP përcakton se kur mbaron mandati i kryeprokurorit. Kushtetuta sanksionon se kandidatët për kryeprokuror duhet të kalojnë vettingun. Kushtetuta ka afatë që sanksionojnë krijimin e KLP dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Afati i fundit i krijimit të KLP ishte në prill të 2017. Kushtetuta nuk lë hapësira për periudha tranzitore dhe të përkoshme“, tha kryetari i PD

Basha deklaroi se zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm, në këtë situatë, do të ishte nul. Basha paralajmëroi protesta dhe betejë ligjore ndaj maxhorancës, në rast të një vendimi të njëanshëm.

Një mandat i siguruar në shkelje të Kushtetutës është nul. Do ndërmarrim çdo hap institucional dhe do të protestojmë. Nuk do të lejojmë Ramën të emërojë kryeprokurorin. Hapat e ndërmarra nga Komisioni i Ligjeve janë antikushtetuese. Një kryeprokuror politik nuk do të luftojë politikanët e korruptuar

Sa i përket deklaratave të ambasadorit Donald Lu që bëri thirrje për zgjedhjen e kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë, Lulzim Basha theksoi se një diplomat i huaj nuk mund të kërkojë kurrë shkeljen e Kushtetutës.

“Nuk komentoj ambasadorët e huaj. Personalisht nuk mund ta imagjinoj që dikush nga trupi diplomatik thotë të shkelë Kushtetutën, kjo është pa sens, thikë në shpinë për reformën në drejtësi për të cilën kanë kontribuuar personalisht vet dy ambasadorët”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha theksoi se në situatën e krijuar Llalla duhet të vijojë të qëndrojë në detyre deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Basha foli edhe për ftesën e Ramës për një marrëveshje.Ai tha se marrëveshja e vetme është brenda kushtetutës dhe jashtë saj nuk mund të ketë.

Thirrja ime e menjëhershme për Ramën është të heqë dorë nga dhunimi i kushtetutës. Reforma në drejtësi është në kushtetutë. Nuk mund të ketë prokuror të përgjithshëm pa vetting dhe të emëruar nga një kryeministër“, deklaroi Basha.

Lidhur me kandidaturat për prokuror të përkohshëm, Basha tha se vetëm vettingu vendos së kush mund të propozohet, dhe pastaj zgjidhen me 3/5 në kuvend. Nëse Rama zgjedh prokurorin e përgjithshëm i vetëm, do ketë përgjigjen e merituar nga opozita.

Basha deklaroi se opinionet e Euralis dhe Opdat nuk kanë vlerë sepse nuk kanë tagër të interpretojnë. “Ka qenë Ulsi Manja që ka hartuar opinionet e euralius dhe optad“, përfundoi Basha

Related Articles

Nje koment

  1. Ore zoti Basha, sa her qe vendi ka kaluar kriza te medhadhe ka qen ne zgrip te ekzistences, apo te nje lufte vellavrasesen kemi kerkuar dihmen e nderkombetareve, duke filluar nga shembja e komunizmit, me operacjonin PELIKAN. ne 97, 98, kur Saliu nxori tanket dhe armet rrugeve dhe mori instucjonet e shtetit, u kerkuam pranimin ne NATO dhe ata na pranuan, u kerkuam heqjen e vizave dhe na i dhan, Sishim te zot te bejm rreform ne drejtesi dhe SHBA, BE, na ndihmuan. Tani po u kerkoj te na bejn pjes te BE.
    Ndersa per turpin tuaj, tani qe kerkojn te zbatohet rreforma dhe nje ligj qe thot ; Se mandati i kryeprokurorit esht pes vjet dhe me shtat DHjetor i mbaron; dhe menyra si percaktohet ne rastin konkret, kur sesht miratuar organi qe e ka ne kopetenc, juve Basha, berisha Monika e petrit Vasili, me qellim te keq, kerkoni te pengoni, zbatimin e rreformes, ta futni vendin ne krize dhe haroni qe ne raste krizash, esht parlamenti i SHqiperis qe duhet dhe zgjith krizat.
    Prandaj Aleatet tan strategjik, qe jan perj dy vitesh ne Tiran, dhe qeverit e tyre, SHBA, BE, kerkojn caktimine nje prokurori te perkoshem, deri sa te zgjidhen organi perkates. Perseri qellimi i tyre esht ndihma per forcimin e shtetit ligjor, demokracis dhe forcimi i ekonomis dhe jo thika mbas shpine , sic e komentoni ju Basha Berisha, monika apo titi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button