Gogu: Të miturit që përballen me ligjin duhet të mësojnë ta respektojnë atë
Në tryezën e thirrur nga Kryeministri Edi Rama, në kuadër të Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi rëndësinë e edukimit të të miturve që përballen me ligjin, duke nënvizuar se drejtësia duhet të garantojë përgjegjësinë individuale të tyre, por njëkohësisht edhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.
Gogu u shpreh se qëllimi i sistemit të drejtësisë nuk duhet të jetë thjesht ndëshkimi, por edukimi dhe rehabilitimi i të miturve, në mënyrë që ata të dalin nga procesi me një kuptim më të qartë të ligjit dhe rëndësisë së respektimit të tij.
“Një fëmijë që përplaset me ligjin duhet të kuptojë sesi ta respektojë ligjin më shumë sesa kur hyri në atë institucion. Ky është qëllimi ynë dhe besoj se ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjithëve”, deklaroi ministri.
Ai theksoi se ndërhyrja e institucioneve duhet të ndikojë pozitivisht në sjelljen e të miturve dhe jo t’i shtyjë ata drejt përsëritjes së veprave penale apo gjetjes së mënyrave më të sofistikuara për t’iu shmangur ligjit.
“Jo e kundërta, që të specializohet edhe më shumë sesi ta shkelë ligjin dhe ta përbuzë atë, duke u bërë gjithnjë e më i sofistikuar në shmangien e tij
Ministrat e pranishëm, në fjalën e tyre u përqendruan gjithashtu te forcimi i mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe nevoja për një plan të përbashkët veprimi mes institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.