☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Basha: Drejtësi të pakapur nga politika. S’ka negociata pa zgjedhje të lira

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për shtyp, ku përveç se ka njoftuar diskutimet mbi draftin e propozimeve kushtetuese të hartuara nga ekspertët opozitarë, duke kërkuar edhe njëherë një drejtësi të pakapur politikisht, ai është shprehur se nuk komenton as deklaratat e ambasadorëve të huaj në vend, por shton se Bashkimi Europian nuk do t’ia hapë dyert e negociatave Shqipërisë nëse nuk krijohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Sot kemi diskutuar mbi draftin e propozimeve kushtetuese të hartuar nga ekspertët tanë për arkitekturën dhe vendimmarrjen. Te kjo e fundit ne qëndrojmë fort mbi propozimin e faktorit ndërkombëtar për vendet e rezervuara. I kemi thënë po dhe presim edhe palën tjetër t’i thotë po. Për arkitekturën, drafti përsërit se arkitektura që pamundëson kapjen politike është përgjegjësi e ligjvënësit. Nuk ka dhe nuk mund të ketë pranueshmëri të një formule që garanton këtë mosprekje. PD nuk do të pranojë kurrë një draft që i le vend kapjes së drejtësisë për të dhënë vendime alla-shullaz. I kemi thënë dhe i themi po reformës në drejtësi. Nuk duan t’i votojnë, duan t’i votojnë të gjitha bashkë, por kjo nuk duhet përdorur për t’i bërë presion opozitës. Parimi ka më shumë rëndësi dhe parimi është moskapja e drejtësisë. Drejtësi të standardit europian duam, dhe jo drejtësi alla-shullaz. Kjo kërkon kohë dhe jo presion apo hipokrizi. Një gjë urgjente në Shqipëri është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. BE-ja nuk do t’ia hapë negociatat Shqipërisë, nëse nuk krijojmë kushtet për të tilla zgjedhje. Koha po mbaron për futjen e elektronikës në zgjedhje. PD është e përkushtuar t’u japë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët nuk do të mund të zgjedhin një qeveri të përgjegjshme dhe të ndershme për hallet e tyre, nuk do të futemi në BE”, tha Basha.

1 Koment

  • tironsi/gjermani 25 May 2016, 21:24

    Zoti Basha,

    uroj nga zemra t`ju kem kuptuar gabim.
    Ju si drejtues i Partise Demokratike Shqiptare deklaroni se PD, ne kundershtim me deshiren e deklaruar tashme hapur nga Zgjedhesit e partise tuaj (si pjese e me shume se 95% e zgjedhesve shqipetar kerkues te reformes ne drejtesi qe duhet te ishte bo ka hone si thone tironsit), nuk do te votoje ne kohen e kerkuar reformen per drejtesi pamvaresisht pasojave qe sjell ky vendim per vendin ????

    Me nje siguri qe i afrohet shume 100% mund t`ju them se po te jetoja ne shqiperi do te isha bere antar i partise demokratike Shqiptare qe ne themelimin e saj.
    Por nese ju keni vendosur te ndiqni nje rruge tjeter nga ajo qe me motivon mua si person, thjesht integrimi i suksesshem e sa me i shpejte i shqiperise ne BE, mendoj se rruget tona ketu ndahen.

    Ju pershendes nga larg e ne rast se ju kam kuptuar drejt, ju uroj fat te mbare ne rrugen tuaj.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.